• |
ide | kryesore

Arrestohen 4 rusë që ishin futur ilegalisht në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



4 shtetas rusë janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi ishin futur ilegalisht brenda vendit. Kjo është konfirmuar në një komunikatë zyrtare të policisë.

“Policia kufitare e Kosovës, sot rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce të Leposaviqit, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit “Opel Astra”, me targa të huaja BG në të cilën ndodheshin 4 persona, shtetas të huaj (rusë), të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për ‘kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare’”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në qeli për 48 orë deri në saktësimin e procedurës së mëtejme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *