• |
ide | kryesore

Conference League, rruga drejt Tiranës: vetëm Rapid Vienne pret dy skuadra nga shorti i playoff

-Instant, Sport



Roma, Lask, Gent, AZ, Feyenoord, Copenhagen, Rennes, Basel do të ndjekin përballjet e dyfishta si spektatorë për të njohur kundërshtarët e tyre në 1/8 e turneut vetëm në shortin e ardhshëm të 25 shkurtit, ndërsa janë përcaktuar tashmë edhe përplasjet e playoff në Conference League, ndeshjet e të cilave do të luhen në 17 dhe 24 shkurt.

Marseille ka gjetur përballë Qarabag, në një ndeshje ku francezët janë natyrisht favoritë. Nuk ka shkuar keq edhe për PSV, që do të presë në ndeshjen e parë në shtëpi Macabi Tel Aviv, për të tentuar më pas kualifikimin në Izrael. E thjeshtë edhe për Leicester të cilin goglat e vendosën përballë Randersit modest, ndërsa dy skuadrat e Pragës kanë patur shortin më të vështirë të mundshëm: Slavia që e nis në transfertë me Fenerbahce ndërsa Sparta në shtëpi përballë Partizanit të Beogradit.

Danezët e Midtjylland duhet tia dalin përballë grekëve të Paok Selanik, ndërsa e vetmja skuadër që ka ende dilema se cilin kundërshtar do të ketë përballë në sfidën e dyfishtë të playoff është Rapid Vienne, që do të presë vendimin e UEFA-s në lidhje me ndeshjen e shtyre mes Tottenham dhe Vitesse që do të përcaktojë edhe se cila nga skuadrat do të prezantohet në fushë kundër austriakëve.

CONFERENCE LEAGUE, SHORTI I PLAYOFF
Marsiglia – Qarabag
Psv – Maccabi Tel-Aviv
Fenerbahce – Slavia Praga
Midtjylland – Paok Selanik
Leicester- Randers
Celtic – Bodo/Glimt
Sparta Praga – Partizan Beograd
Rapid Vienna – Tottenham/Vitesse



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *