• |
ide | kryesore

Adele: Djali im do ta urrejë këtë këngë kur të rritet

-Instant, Paparazzi, Slider

Këngëtarja e njohur Adele ka rrëfyer së fundmi se cilën këngë nga albumi”30″ mendon se nuk do e pëlqejë djali i saj Angelo.

Në një intervistë me me muzikantin kanadez Tom Power, Adele tregoi se bëhet fjalë për këngën “My Little Love” që është një dedikim për të .“Ai ndoshta do të kalojë nëpër faza të urrejtjes kur të jetë adoleshent, por ishte një pjesë e rëndësishme e enigmës që po përpiqesha të kuptoja nga jeta ime kështu që më duhej të përfshija atë”, u shpreh këngëtarja. Gjithashtu , ajo shtoi  se donte ‘të ishte e qartë me të dhe thjesht të ishte e sinqertë , sepse shumë prindër fshehin gjërat nga fëmijët e tyre.


 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu