• |
ide | kryesore

Basha: Drejtësia e re ka dhënë garanci për “Trekëndëshin e Bermudës”

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur për çështjen e inceneratorëve në Parlament. Edhe pse e cilëson si dritë shpresë arrestimin e Lefter Kokës, kryeopozitari thotë se persona në ‘drejtësi e re’ kanë dhënë garanci që askush nga Rama, Berisha dhe Meta të mos preken. Basha tha se kryeministri Edi Rama që pretendon se do të mbrojë fëmijët nga ana tjetër vjedh 400 milionë euro.

“Kur shikon rendin e ditës, thua lum si ne, por kur dëgjon se cfarë ndodh cdo ditë në këtë vend dhe shikon që 400 mln euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grup me në krye parafolësin (Edi Rama) atëherë kupton sesa hipokrite është kjo. Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur një krizë shumë planëshe, e para ekonomike e barkut bosh, e një cdo dy familje shqiptare. E humbjes shqiptare, të nëntë në cdo 10 dhjetë të rinj që duan të largohen. Prej masakrës zgjedhore të 25 Prillit përmasat e kësaj krize janë bërë më të mëdha. Nga njëra anë arrestimi i ndryshimit dhe nga ana tjetër interesa e një kaste të vjetër dhe një tjetër trekëndëshi, të Bermudës, po bëjnë gjithçka, jo vetëm të mos frenojnë, por ta zbrazin Shqipërinë dhe ta heshtin nga cdo zë që u bën opozitë planeve të tyre për ta bërë Shqipërinë në çifligun e tyre. Në Shqipërinë e tyre ka vend për tre inceneratorë për të djegur plehrat e Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Në Shqipërinë e tyre ndahen qindra miliona euro për oligarkët ndërtohen tunele, porte dhe aeroporte. Blihen mediat, por nuk ka vend, as për shqiptarët e ndershëm dhe as për fëmijët e tyre” tha Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *