• |
ide | kryesore

Babai i Milinkovic-Savic zbulon të ardhmen e serbit: “Presidenti ka vendosur ta mbajë”

-Instant, Sport



E ardhmja e Sergej Milinkovic-Savic do të jetë ende te Lacio. Konfirmimin e ka dhënë babai i mesfushorit serb Nikolla. “Sergej është rritur jashtëzakonisht shumë në këto shtatë vite te Lazio – kanë qenë fjalët e tij për portugezen ‘A Bola’ –. Gjithmonë flitet për largimin e tij, por presidenti ka vendosur ta mbajë. Ai është i lumtur te Lazio. Sarri? Nuk dua të jap mendime për trajnerët”.

E megjithatë për Lazion dhe Sarrin një mendim e ka. “Lazio nuk është aq e fortë sa ka qenë vitet e fundit. Para se të shpërthente pandemia, Lazio mund të ishte kampion atë vit, duhet të kishin përfituar nga kjo. Tani ata po paguajnë për përshtatjen në një sistem të ri loje për shkak të ndryshimit të trajnerit, por si ish-futbollist dhe person nuk dua të gjykoj kurrë cilësinë e trajnerëve”.

I ati i Milinkoviç-Savic ka folur edhe për ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Lazios dhe Portos. “Ndeshje 50-50? Është e vërtetë! Pres dy ndeshje të hapura. Gjithashtu shpresoj që Lazio të forcohet në muajt e ardhshëm. Nuk po luajnë keq, por nuk kanë pasur fat me rezultatet. Porto është një ekip që është gjithmonë një siguri, luan mirë dhe gëzon status të madh në Portugali dhe në Evropë. Por është një kualifikim 50/50. Unë duhet të bëj tifo për Lazion sepse djali im luan atje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *