• |
ide | kryesore

“Më shisni”: Martial i bën kërkesën Ragnick, por askush nuk e do

-Instant, Sport



Për Anthony Martial është koha të ndryshojë ambjent dhe këtë vullnet të tij ia ka bërë të qartë drejtuesve të Manchester United dhe teknikut Ralf Ragnick. Sulmuesi francez është mbyllur plotësisht në vijën e parë të Djajve të Kuq nga Ronaldo, Rashford, Sancho, Greenëood e Lingard dhe e vetmja zgjidhje për të është largimi, vetëm se ka një problem.

“Më shisni”, ka qenë kërkesa e qartë e Anthony Martial, që e ka pozicionuar veten larg Manchester United. Këtë e ka zbuluar Ralf Rangnick, trajneri i Djajve të Kuq: “Ai më shpjegoi se ka qenë këtu për shtatë vjet dhe se ndjen se ka ardhur koha që ai të kthejë faqen, të kërkojë një vend diku tjetër”. Cështja është se për sulmuesin francez 26-vjeçar, i cili ka luajtur vetëm 10 ndeshje këtë sezon, nuk ka asnjë ofertë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *