• |
ide | kryesore

Video/ Cavani shpëton United, vetëm 1-1 ndaj Newcastle: Ragnick kthehet sërish i gjashti

-Instant, F1, Sport, Video



Në ndeshjen e prapambetur të javës së 19 të Premier League është mbyllur 1-1 mes Newcastle dhe Manchester United. Magpies në avantazh të rezultatit që në minutën e 7′ falë goditjes me të djathtën nga Saint-Maximin; vendasit krijuan disa raste për të dyfishuar, por De Gea shpëtoi gjithçka, duke mbajtur në lojë United. Kështu mbërrin në minutën e 71 barazimi i firmosur nga Cavani, që shtyu në rrjetë një top të rëndësishëm. Në fund, Newcastle tronditi edhe shtyllën, duke frikësuar Djajtë e Kuq, që arritën West Ham në vendin e gjashtë.

Ralf Rangnick mund të buzëqeshë: Manchester United i tij merr një pikë shumë të vlefshme në St. James’ Park të Newcastle për mënyrën se si gjërat po shkonin. Barazimi i parë në stolin anglez për teknikun gjerman. Rezultati u zhbllokua që në minutën e 7 në favor të vendasve: Longstaff i rrëmbeu topin Varane dhe shërbeu për Saint-Maximin, i cili në hyrje të zonës lëshoi një të djathtë që la të palëvizur De Gean. Spanjolli megjithatë eviton, në minutën e 24, një goditje nga distanca e Shelvey. Mundësia e parë për Djajtë e Kuq erdhi në minutën e 41: një skemë në goditjen e dënimit të Bruno Fernandes, por Dubravka u tregua shumë i aftë të paraprinte Greenwood, i bllokuar në goditje.

Përgjigjia e kundërpërgjigjia e dy portierëve, përkatësisht ndaj Saint-Maximin dhe Rashford, shënoi fillimin e pjesës së dytë. De Gea ende mbajti të tijtë në lojë përballë Fraser dhe Saint-Maximin, duke i dhënë mundësinë Cavanit të shënojë golin e barazimit në minutën e 71: në krosimin e Dalot, tentativa e parë e Matador ndalet, por uruguajani nuk gabon në rastin e dytë. Lascelles eviton 1-2 pothuajse në linjë, akoma ndaj Cavanit, ndërsa në minutën e 90, Murphy goditi shtyllën dhe menjëherë më pas Almiron gjeti një tjetër pritje të shkëlqyer të De Geas. Newcastle, i befasuar, mbetet seriozisht i zhytyr në zonën e rënies me 11 pikë, ndërsa United rimori vendin e gjashtë; e arriti West Hamin në kuotën 28 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *