• |
ide | kryesore

“Të ngujuar në PD me ushqime, pije e muzikë”/ Florenc Hoxha në grupin prej 10 personash brenda selisë blu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ka qenë një nga emrat kryesorë që do të mbronte në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së PD-së nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në dosjen hetimore të prokurorisë së kryeqytetit, raporton gazetarja Anila Hoxha mësohet se në aplikacionin e Komisariatit Digital, është çuar një video, ku dallohen një grup prej 10 personash, të cilët ishin ulur në një dhomë, duke ngrënë ushqim dhe duke luajtur me instrument muzikor.

Në mesin e tyre dallohet Florenc Hoxha, i cili mban të veshur një kostum sportiv me ngjyrë blu dhe me vija të bardha.

“Nga të dhënat operative që disponoheshin nga policia, rezultonte që grupimet e individëve të sipërpërshkruar, si dhe individë të tjerë që do të mbështesnin Grupin e Rithemelit të Partisë Demokratike, më 08.01.2021, do të kryenin veprime të dhunshme ndaj njëri-tjetrit, ndërtesës ose Selisë së Partisë Demokratike, duke u bërë pjesë e skenarëve të dhunës, shkatërrimit të pronës, prishjes së rendit e qetësisë publike, veprime për të cilat dyshohej që do të kryheshin dhe nga individë të dyshuar të armatosur me armë të ftohta apo zjarri”, citohet nga dosja.

Po ashtu, nga e njëjta dosje mësohet se drejtoritë vendore të policisë në qarqe kanë sjellë të dhëna në rrugë operative për grupe që do të udhëtonin në drejtim të qytetit të Tiranës, me qëllim pjesëmarrjen në tubimin që do të zhvillohej më datë 8 janar, me dyshimin se mund të përfshiheshin në veprime të dhunshme.

Selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë gjatë ditës së 8 janarit nga mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për marrjen nën kontroll të godinës ku po qëndronte kryetari demokrat Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partisë.

Fillimisht dera kryesore e selisë u hap me forcë, përpara orës 12.00 e cila ishte ora në të cilën ishte thirrur protesta. Xhamat e saj u thyen por protestuesit u ndalën në pjesën e hollit, ku mesa duket u gjenden përpara dyerve të tjera të përforcuara me veshje hekuri.

Pas këtij momenti nuk ka patur asnjë cast qetësie.

Mbështetësit e ishkryeministrit Berisha provuan të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zmbraps, nga disa persona nga brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu janë zmbrapsur, ndërsa nga brenda selisë po përdorej gaz lotsjellës.

Situata në selinë e Partisë Demokratike u qetësua pasi policia ndërhyri me kërkesë të deputetëve që ndodheshin brenda saj të cilët kishin deklaruar se ndjeheshin të kërcënuar nga sulmi i dhunshëm i mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berisha.

Njësitë speciale morën kontrollin e godinës. Oborri dhe e gjithë zona përreth u boshatis, pas përdorimit të gazit lotsjellës.

Berisha nga ana e tij foli për “një ndërhyrje kriminale” nga ana e policisë, duke deklaruar më pas se kjo që ndodhi “është vetëm faqja e parë e një lëvizje të pandalshme”. Gjatë ditës, përfaqësitë e huaja diplomatike dënuan dhunën.

Kujtojmë se masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit pritet të jepen nesër në orën 10:00.

Nuk është vendosur ende se cili do të jetë gjyqtari, ndërsa pritet të jetë Arben Micko, pasi gjyqtarja që i ra shorti, Rexhina Merlika është me raport mjekësor.Mësohet se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”.

Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.

Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.



3 Comments

  1. Ja pra ,krisma ka pasur dhe’ mbeshtetsit” e deputeti brava ka perdorur dhune,pasi 11 persona akuzohen per sulme ndaj protestuesve per te hyre nw shtepin e tyre per te cilen kane votuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *