• |
ide | kryesore

Meta i tregon Biden macen e tij, por i fsheh emrin rus Sasha

-Instant, Arkiva, Pikante



Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë shtuar një mace në familjen e tyre të kafshëve shtëpiake. Emri i saj është Willow dhe është një mace 2-vjeçare, nga Pensilvania. Emri i maces është vendosur nga zonja e parë për shkak të vendlindjes së saj Willow Grove.

Presidenti amerikan e ka postuar foton e maces në Twitter ku ka marrë edhe vëmendjen e presidentit shqiptar Ilir Meta. Ky e ka uruar Biden për pjesëtaren e re në Shtëpinë e Bardhë fillimisht duke ripostuar Twitter-in e presidentit amerikan dhe më pas duke ndarë edhe foton e maces së tij Sasha me mesazhin: “Përshëndetje nga Shqipëria”.

“Problemi” i vetëm është se emri i maces së Metës që tingëllon shumë rus për Biden në këto kohë marrëdhëniesh të acaruara mes Moskës dhe Uashingtonit. ©LAPSI.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *