• |
ide | kryesore

Veliaj e paralajmëroi, si po përdoret prokuroria për “t’ia nxirë jetën” FSHF-së

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në përgjimin që iu bë Erion Veliajt gjatë mbledhjes së Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës disa javë më parë, ai dëgjohej teksa përbetohej se “do t’ia nxinte jetën” Armand Dukës me SPAK dhe prokurori.

“Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin, nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Tani edhe në rast se duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot, sepse nuk tërhiqen agjensitë që janë vënë në lëvizje, prokuroria është vënë në lëvizje”, – thoshte mes të tjerash kryebashkiaku i Tiranës.

Deklarata u interpretua si konfirmim i radhës, se SPAK dhe prokuroria janë thjesht dy vegla që mazhoranca i përdor sipas rrethanave. Pas deklaratëve të Veliajt se do t’ia nxinte jetën zyrtarëve të FSHF-së me prokurorinë, drejtuesja e organit të akuzës për Tiranën tha se prokuroria që drejton “nuk ka asnjë të ngarkesë të jashtme në lidhje me asnjë çështje”.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime sipas normave ligjore dhe në pavarësi të plotë në lidhje me çështjen, si për çdo çështje tjetër” u shpreh ajo.

Ndonëse u distancua nga përfshirja, nuk kaloi as një ditë dhe prokuroria e Tiranës ndërmori aktin e sekuestrimit të materialeve të zgjedhjeve të FSHF të zhvilluara për kryeqytetin. Në faksimilen poshtë duket dokumenti ashtu sikurse pati paralajmëruar kryebashkiaku.

Për paralajmërimin e Veliajt u pyet edhe Rama, i cili para gazetarëve bëri rolin e të paditurit për kërcënimet e Veliajt në prokurori.

“Mora Veliajn ta pyes çfarë është kjo dhe më sqaroi për pozicionin e tij. Dhe i thashë “po SPAK për çfarë e përmend?” se SPAK-u nuk merret me një OJF, FSHF-ja është OJF dhe SPAK nuk merret fare. Unë e di që përgjimet transformohen se e kam provuar në kurrizin tim. Çfarë i thoja unë atij dhe çfarë diskutohej në televizione” – tha Rama.

Por kërcënimet e Veliajt, janë moto e punës së prokurorëve që hetojnë Federatën Shqiptare të Futbollit. Pas padisë për shpërdorim detyre dhe falsifikim nga dy drejtuesit më të lartë të FSHF, prokurorët nuk i janë ndarë Federatës Shqiptare të Futbollit. Një burim nga FSHF tha për Lapsi.al se oficerët e Policisë Gjyqësore prej dy javësh tashmë paraqiten rregullisht në zyrat e FSHF dhe kërkojnë shkresa të ndryshme. Edhe sot, ashtu si në ditët e tjera, oficerët e policisë gjyqësore kanë kërkuar fashikuj me dokumentacionin përkatës për hetimet që po kryhen.

Lexo edhe: Fytyra tjetër e Erion Veliajt/ Gjuha e rrugaçit që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit

Lexo edhe: Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës

Veç prokurorisë, Veliajt i është bindur me të njëjtën përulësi edhe gjykata. Pak ditë më parë, një vendim i Gjykatës së Tiranës i dha të drejtë kandidatit që mbështet Veliaj për krijimin e një shoqate tjetër të futbollit.

Vendimi erdhi pasi Veliaj bëri një mbledhje paralele të shoqatës rajonale të futbollit duke zgjedhur kryetar të besuarin e tij, Eduard Prodani. Veliaj pretendon se gjykata nuk e njeh Krenar Alimehmetin, i cili u zgjodh kryetar në një mbledhje tjetër të shoqatës, të mbledhur nën monitorimin e Armando Dukës. Pas kësaj, kemi dy shoqata, një të Dukës që njihet nga UEFA dhe një të Veliajt, të cilin e njeh gjykata e Tiranës.

Ky nuk është rasti i parë që “drejtësia e re” i shërben Veliajt kundër palëve të tjera në konflikt. Pas sherrit që ai pati me pronarin e Oraneës, Ylli Ndroqin, menjëherë SPAK u vu në lëvizje duke rinisur hetimet për trafik droge dhe duke sekuestruar televizionet në pronësi të Ndroqit./Lapsi.al



9 Comments

  1. Është arrestuar në Itali një gjeneral , kreu i “Guardia di finnnancia” për lidhje me mafien e drogës e me qeverinë shqiptare që e ka shpërblyer me tre hektarë në bregdetin e Vlorës.
    Ky duhet të ishte lajmi kryesor për mediat shqiptare.
    Në kohën kur Shqipëria ishte kanabizuar tërësisht, ky gjeneral deklaronte paturpësisht se qeveria Rama e kishte “pastruar” 99% teritorin e mbjellë me kanabis, e Rama shfrytëzonte këtë mashtrim të këtij gjenerali, për të na mbushur se në Shqipëri nuk ka më asnjë parcelë të mbjellur me kanabis.
    Paradokohe një prokuror i antimafies italiane, pas arrestimit të disa eksponentëve të mafies italiane të lidhur me mafien shqiptare, hodhi alarmin se në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë , ndërtimet shumëkatëshe ishin pasojë e pastrimit të parave të drogës.
    Kush tjetër veç kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mund të bëhej përgjegjës për këtë skandal ?
    Edhe këtë skandal flagrant mediat shqiptare pasi e cekën shkarrazi, e injoruan fare më vonë.
    Në qendër të vëmëndjes , nuk janë pra këto skandale për të cilat lideri i PD, Basha e ka ngritur me forcë zërin në parlament e në deklarata publike.
    Erion Veliaj për të kundërsulmuar, e për të tërhequr vëmëndjen nga vetja akuzoi Lulzim Bashën se paskej “blerë” 4 vila, e kur u denoncua në prokurori për këtë akuzë të remë, ndonëse i thirrur disa herë nga organet e drejtësisë, nuk u paraqit asnjëherë.
    Ndërkaq si tema më e preferuar fake news të mediave të kapura nga Rama apo të analistëve antiamerikanë majtistë, që nga shpallja non grata e Berishës, janë bërë akuzat idiote të mbështetura mbi deklaratat e një reviste komuniste amerikane, Mother Jons, se Basha paskej marë para nga Rusia e Putinit për të lobuar në SHBA, apo që Basha i thirrur si dëshmitar për deklaratën publike në parlament për skandalin Toiota Yaris, pritet të “arrestohet” nga prokuroria belge.
    Berisha në foltoret, ndonëse ka pranuar publikisht se Basha ka merita të mëdha në miratimin e ligjit të dekkriminalizimit e që nxorri në publik emrat e politikanëve socialistë e lsistë, paskej qenë e është “peng” i Ramës.
    Disa televizione pasqyruan mbrëmë takimet elektorale të Berishës në bashkinë e Shkodrës.
    Në një takim në komunën Gur i zi, dëgjova “prefesor doktor” Berishën, me profesionin mjek, që për të propoganduar një mjek si kryetar të ardhshëm të bashkisë së Shkodrës, ju premtonte banorëve të këtij fshati që do ti mbështesim që ju të shisni duhan në qytetin e Shkodrës, ndonëse është jashtë ligjit.
    Dy mjekë që marin përsipër të bëjnë propogandë për kultivimin e një droge, po aq të rrezikëshme në mos më shumë se kokaina, e që edhe kompanitë që e shesin duhanin, janë të detyruara të paralajmërojnë duhanpirësit se do të gjejnë vdekjen prej tij.
    Veçanërisht më tërhoqi vëmëndjen një deklaratë flagrante e gënjeshtërt e Berishës, kur ju thoshte fshatarëve të Gurit të zi, se “Lulzim brava” apo “peng Basha” në protestat e fuqishme para kryeministrisë, nuk e paskej përmendur “asnjëherë” Ramën ???????????????.

    Jo vetëm që në fjalimet e tij gjatë protestave, Basha objekt të kritikave kishte vetëm Ramën, por janë dëgjuar deri në Durrës mbase thirrjet e dhjetra mijë protestuesve , që pasi Basha thëriste herë pas here “Rana ik” dhjetra mijëra gurmaze protestuesish e përsërisnin këtë thirrje në gjithë bulevardin e Tiranës.
    Si është e mundur që mediat shqiptare nuk e komentojnë këtë gënjeshtër flagrante, po komentojnë se a ka apo jo vizë për në SHBA Basha një gënjeshtër tjetër që e hodhi poshtë përfaqësuesi i DASH për Ballkanin perëndimor, dipllomati Eskobar, ashtu siç hodhi poshtë një kryeprokuror amerikan edhe komedinë e akuzave që kishte kurdisur televizioni Top Channel, me një person me të meta mendore, se Basha paskej punuar për llogari të Sërbisë kundër UÇK.
    E shoh të dyshimtë faktin që për 20 vite FSHF drejtohet nga një person, Arnand Duka, por është jashtë çdo norme demokratike që kryetari i Bashkisë së Tiranës, një person i akuzuar për afera të shumta korruptive, të imponojë me dhunë duke folur në emër të SPAK-ut, se kush duhet të zgjidhet president i Federatës së Futbollit në Shqipëri.
    Po mbrëmë , Rama i pyetur nga gazetarët në Washington, se kush do të fitonin në zgjedhjet e 6 marsit për kryetarë bashkie, u prgjigj se nuk besoj se do të fitojnë kandidatët e “hunbësit të madh” Lulzim Basha.
    Cilitdo të cilit i punojnë normalisht qelizat e trurit, kjo deklaratë e Ramës , e kupton se ai shpreh edhe dëshirën që midis Bashës e Berishës, të fitojë ky i dyti, nisur nga mendimi se për te rrezikshëmri përbën opozitarizmi i Bashës që mbështetet nga SHBA e jo “karta e djegur e non gratas amerikane”, Berisha.

  2. Kjo Elizabeta Imeraj eshte kamikaze e palloshit . Ku ka pune te pista por qe ja leverdisin dhe i duhen palloshit ndodhet kjo kamikaze . Kjo duhet larguar nga drejtesia sa me pare .

  3. Ai po e bën këtë gjë jo vetëm në Shkodër, por kudo, në Durrës, në Vorë, në Lushnjë dhe Dibër. Duke qenë qiraxhi në shtëpinë e Ilir Metës dhe duke pasur të qartë të ardhmen e tyre të përbashkët, ai nuk po kërkon kryetar bashkie më 6 mars, por mbijetesë politike për të hedhur rrënjët e një partie të re anti-amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *