• |
ide | kryesore

Rama tregon nëse foli me Blinken për Berishën “non grata” apo shkarkimin e Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama takoi të martën Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Pas takimit me Blinkenit, Rama dha një konferencë për mediat shqiptare të pranishme në SHBA të cilat e pyetën nëse në takim ishte folur edhe për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha apo shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kryeministri Rama u tha gazetarëve se nuk është diskutuar asnjë prej këtyre çështjeve me Sekretarin Amerikan të Shtetit ndërsa ka deklaruar se Blinken ka dhënë pëlqim 100% për projektin e Ballkanit të Hapur.

“Është një çështje për të cilën nuk mund të shpenzoj asnjë minutë. I takon të shkuarës” – u tha Rama gazetarëve.

Kryeministri nuk pranoi të flasë lidhur me ndonjë kalkulim të mundshëm për çështjen e presidentit, për sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Blinken te shikoi SHBA se do t’i plase ndonje lufte civile nga politikat aktuale qe po implementohen ne Amerike………..

    Sa per “Open Ballkan” tashme dihet lidhja e Blinken me Sorosin …….ZUZARI shqiptar tashme eshte futur thelle ne keto pazare !!!!!!!!!!!

  2. Tea, sa e njifke ameriken.
    Ne amerik ka cdo dite “lufte” se demokracia e njeh mendimin ndryshe.
    Mos fli shume gjume, se fillon e sheh endrra me sorra e me sali.

  3. E injoroni kete rrot kari qe po rjep e tradheton shqiptaret.kete nuk e ka dashur familja e vet.eshte nje i cmendur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *