• |
ide | kryesore

Gjykata bllokon zgjedhjet në FSHF: ndërhyjnë sërisht institucionet, sapo u largua delegacioni i UEFA-s

-Instant, F1, Sport



Konflikti mes institucioneve shtetërore dhe Federatës Shqiptare të Futbollit vazhdon, pavarësisht prezencës së delegacionit të UEFA-s për të vëzhguar dhe monitoruar procesin zgjedhor për Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 2 mars 2022. Pikërisht kur Gjykata ka vendosur pezullimin e veprimtarisë të Komiteti Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, (“Pezullimin e efekteve juridike te Vendimit te dates 21.01.2022, te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, si dhe te çdo veprimi apo akti tjeter te dale ne zbatim te ketij vendimi, per realizimin e mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme Zgjedhore te FSF-se te dates 02.03.2022, deri ne zgjidhjen e konfliktit me nje vendim te formes se prere”) ata janë mbledhur sot në orën 11:00 për të shqyrtuar materialet e Asamblesë së 2 marsit 2022.

Pasi u njoh me propozimet e bëra nga Sekretariati i FSHF-së për materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të miratojë materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022. KE ka miratuar bilancin e konsoliduar dhe pasqyrat e fitimit dhe humbjes për vitin 2021, raportin e Auditorit të Pavarur për vitin 2021 dhe buxhetin e vitit 2022. Gjithashtu, Komitetit Ekzekutiv ka vendosur në këtë mbledhje t’i propozojë Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, kompaninë “Grand Thorton” për të bërë auditimin financiar për vitin 2022. Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë.

E gjithë cështja është tani, cfarë do të ndodhë me vendimet dhe aprovimet e bëra në kohën kur është vendosur edhe “Pezullimi i veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-se, në ushtrimin e kompetencave të tij statutore, për organizimin, mbikqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë”.

VENDIMI

Ju informoj se kerkesa me nr. 274 Aki, e cila u gjykua nga gjyqtare znj. Fida Osmani me kerkues:Akademia Luftetari dhe person te trete: Federata Shqiptare e Futbollit, me objekt: marrjen e mases se sigurimit te padise ka vendosur:

Pranimin e kerkeses se pales kerkuese. Marrjen e mases se sigurimit te padise duke vendosur:

1. Pezullimin e efekteve juridike te Vendimit nr. 1, date 10.1.2022, te Komisionit te Verifikimit te FSHF-se, si dhe çdo veprimi apo akti tjeter te dale ne zbatim te ketij vendimi, per realizimin e mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme Zgjedhore te FSHF-se te dates 02.03.2022, deri ne zgjidhjen e konfliktit me nje vendim te formes se prere;

2. Pezullimin e efekteve juridike te Vendimit te dates 21.01.2022, te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se, si dhe te çdo veprimi apo akti tjeter te dale ne zbatim te ketij vendimi, per realizimin e mbledhjes se Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme Zgjedhore te FSF-se te dates 02.03.2022, deri ne zgjidhjen e konfliktit me nje vendim te formes se prere;

3. Pezullimin e veprimtarise se Komisionit te Verifikimit te FSHF-se, ne ushtrimin e kompetencave te tij statutore, per organizimin, mbikeqyrjen dhe drejtimin e Asamblese se Pergjithshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *