• |
ide | kryesore

Kreu i NATO-s mendon njësoj si Biden: Rusia kërkon pretekst për të sulmuar Ukrainën

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Rusia po sajon një pretekst për pushtimin e Ukrainës. Është ky shqetësimi kryesor i dalë nga dita e dytë e takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se ende nuk ka parë një tërheqje të trupave ruse përreth Ukrainës, ndërsa nënvizoi se Moska i ka ende kapacitetet për një pushtim të plotë.

“Ne jemi të shqetësuar se Rusia po përpiqet të sajojë një pretekst për një sulm të armatosur kundër Ukrainës, por ende nuk ka qartësi lidhur me synimet e Rusisë. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por ajo që dimë është se Rusia ka grumbulluar forcën më të madhe në dekada që ne kemi parë në Europë dhe përreth Ukrainës.

Ne i kemi parë përpjekjet për të sajuar një pretekst, me operacione false për nxjerrë një justifikim për pushtimin e Ukrainës. Ata kanë trupa mjaftueshëm dhe aftësi për të nisur një pushtim të plotë të Ukrainës në shumë pak kohë dhe pa paralajmërim. Kjo e bën situatën kaq të rrezikshme”, tha sekretari Stoltenberg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *