• |
ide | kryesore

Juventus, nga zhgënjimi në derbi te emergjenca Champions: sa pikëpyetje ndaj Villarreal

-Instant, Sport



Derbi, i barazuar në një mënyrë vërtetë aspak bindëse, sigurisht nuk ishte mënyra më e mirë për të arritur në sfidën e 1/8 të Ligës së Kampionëve. Të martën, Juventusi do të luajë një pjesë të mirë të kalimit për në raundin tjetër ndaj Villarreal, por nuk do të paraqitet në Spanjë në gjendje të mirë mendore dhe fizike. Sepse 1-1 ndaj Torinos peshon mbi renditjen e bardhezinjve dhe akoma më shumë mbi formacionin që Allegri do të mund të rreshtojë në ish-Madrigal.

Të mos fitosh kundër granatave, pas barazimit të marrë në ekstrem në Bergamo (ku Juve edhe kishte luajtur mirë), do të thotë një frenim në ndjekjen e vendit të katërt, me mundësinë që Atalanta të arrijë të kapë Chiellinin dhe shokët e tij që nesër, për më tepër me mundësinë për t’i kaluar pasi të jetë rikuperuar ndeshja kundër Torinos. Pa harruar se ato pas nuk rrinë të shikojnë, duke qenë se Lazio, Roma dhe Fiorentina mund të gjenden pak pikë larg. Me pak fjalë, për të luajtur edhe Ligën e Kampionëve të ardhshme, Juventus nuk do ta ketë të lehtë siç e kishin menduar pas merkatos së dimrit.

Problemi është se nëse koka nuk është mjaft e qartë, trupi është gjithashtu i drobitur. Sidomos në lidhje me mbrojtjen. Me Villarrealin, Allegri duhet të bëjë llogaritë për të kuptuar se kush do të jetë në dispozicion. Nuk do të jetë me siguri Chiellini dhe ndoshta si ai edhe Bonucci e Rugani, të dy me probleme muskulore. Dyshja qendrore, pra, do të përbëhet nga De Ligt, gjithnjë e më shumë lideri i kësaj skuadre, dhe Danilo, ndërsa në krahë mund të mungojë vetëm Pellegrini, ku për të dy rolet do të luajnë për një fanellë Cuadrado, De Sciglio dhe Alex Sandro.

Ankthi më i madh i teknikut bardhezi, megjithatë, është për Paulo Dybalan. Argjentinasi u ndal sapo ndjeu pak dhimbje në kofshë dhe dukej i qetë duke parë shokët e tij nga tribuna. Duhet të jetë në sfidën e Champions, edhe pse deri më tani ai ka shfaqur njëfarë dobësie fizike që nuk mund të lërë kurrë të qetë Allegrin. Sigurisht që në Continassa shpresonin të mund të sfidonin Villarrealin në një gjendje më të mirë dhe fantazmat e Lionit dhe Portos rishfaqen në mënyrë të papritur.

Gjithashtu, sepse të gjithë ata që kishin iluzionin se i kishin zgjidhur të gjitha problemet me blerjen e Vlahovic e kuptuan se vetëm një njeri nuk mjafton. Serbi pati një ndikim të rëndësishëm, por tregoi disa kufizime ndaj Bremerit. Forca e tij nuk vihet në dyshim, por edhe ai, nëse nuk mbështetet siç duhet, nuk mund të bëjë mrekulli. Mrekulli që nuk është se duhen për të kaluar Villarrealin, por sigurisht duhet një Juve shumë ndryshe nga ajo e parë në derbi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *