• |
ide | kryesore

Jean Victor lojtari më agresiv i Superiores: vetëm Toli i afrohet lojtarit të Skënderbeut

-Instant, F1, Sport



Ka driblues e natyrisht ka edhe markues: janë pikërisht ata diga e parë ndaj sulmeve të kundërshtarit dhe agresiviteti i tyre është pikë kyce në suksesin e skuadrës. Kur skuadra e tyre nuk është në zotërim të topit, shpesh këta lojtarë tentojnë të rikuperojnë topin duke bërë edhe ndërhyrje të ashpra. Kjo varet sigurisht nga zgjedhjet e trajnerit, por kryesisht është karakteristikë e lojtarëve të caktuar, të cilët kanë aftësinë për të tentuar rikuperimin e topit.

Mesfushorët qendrorë janë ata që duhet të bëjnë zakonisht punët e “pista”, përpara se situata t’i kalojë në duart qendërmbrojtësve. Këto janë lojtarët që përballen me këto situata loje, si për numrin e lartë të topave që luajnë, ashtu edhe për presingun që bëjnë kur ekipi nuk e ka topin në zotërim. Prandaj nuk është për t’u habitur fakti që këto role janë pikërisht të atyre lojtarëve që kërkojnë më shpesh duelet. Sipas analizës së Departamentit të Analizës në FSHF, këto të dhëna duhet të kryqëzohen me ato të dueleve të fituara në mbrojtje për të bërë krahasimin. Këtu kemi disa surpriza që ndryshojnë shumë vlerat e kësaj renditjeje: Jean Victor ka vetëm 49% të dueleve të fituara, ndërsa Toli ka 56%. Renditja e përqindjes së dueleve të fituara në mbrojtje është shumë e ndryshme nga ajo e lojtarëve që kërkojnë më shumë duelin.

Në këtë rast, qendërmbrojtësit janë më të pranishëm. Kjo pasi për nga karakteristikat, qendërmbrojtësit kanë kohën më të mirë të ndërhyrjes në krahasim me mesfushorët. Jo vetëm kaq: shpesh qendërmbrojtësit detyrohen të rrezikojnë ndërhyrjen në vend që ta kërkojnë atë. Duke qenë se janë më pak të pranishëm në lojë, është e qartë se sa më pak ndërhyrje (për arsye që lidhen me lojën), aq më shumë duele fitojnë (për arsye që lidhen me rolin dhe karakteristikat e tyre). Kjo statistikë është një shembull i qartë se si personat përgjegjës për ekipin (trajnerët dhe stafi) nuk mund të ndalen në një statistikë të vetme për të gjykuar një lojtar, por të interpretojnë të dhënat dhe t’i kryqëzojnë ato. Këto tema dhe jo vetëm do të trajtohen majin e ardhshëm në kursin e katërt të organizuar nga FSHF për video-analistët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *