• |
ide | kryesore

Video/ Partizani, “shuplakë” fytyrës Longos: 5-0 fundoset Kukësi

-Instant, F1, Sport, Video



Fitore tronditëse e Partizanit, që shpartalloi 5-0 Kukësin në “Air Albania”. Golat e Kallakut, Skukës, Stenio Zhunior, Gresild Likës dhe Herald Markut vulosën një ndeshje, në të cilën skuadra e Longos tentoi ta luante në pjesën e parë, por e coi dëm në cerekorëshin e fundit të saj, përpara se të kapitullonte në 45 minutat e dyta.

Një triumf tepër i rëndësishme ky për “demat” që vjen në prag të derbit ndaj Tiranës. Kryeqytetasit konfirmuan një stabilitet taktik, me Mehmetin që i beson gjithnjë e më shumë qendërsulmuesit dibran, fytyra e kthesës së të kuqve, i mbështetur nga Junior, që në minutën e 14 provoi të ishte rreziku i parë në portën e Tafas, në një ndeshje të kujdesshme nga të dyja skuadrat, që provuan të ishin të shkurtra, duke i lënë mundësinë më të mirë goditjeve nga distanca.

Ndeshja mori të tatëpjetën për Kukësin në cerekorëshin e fundit të pjesës së parë, kur pësoi dy gola në katër minuta. Skuka fitoi penalltinë në kontrastin me Hilën, me vendimin e Bastarit të konfirmuar edhe me VAR, duke i dhënë mundësinë Kallakut të shënojë golin e parë me fanellën e kuqe në minutën e 36, përpara se të merrte përsipër vetë gjithcka në të 40, duke shënuar golin e dytë me një të majtë që mposhti Tafas.

Shpresat e Kukësit për të ndryshuar historinë e ndeshjes në pjesën e dytë u goditën pas 23 sekondash kur Junior shënoi golin e tretë. E megjithatë, veri lindorët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 56 me Bruno Lulajn, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Partizani e fundosi goditjen n2 fund të ndeshjes, kur Lika i ardhur nga pankina, bëri poker një minuta nga koha e rregullt, ndërsa në shtesë kishte lavdi edhe Herald Markun, me një perlë nga goditja e dënimit, që legjitimoi pretendimin e Partizanit, që me këtë fitore u ngjit në kuotën e 33 pikëve, duke ngushtuar diferencën në 5 pikë nga Kukësi i vendit të tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *