• |
ide | kryesore

“Sporti nuk duhet politizuar”, presidenti i FIGC përshëndet Asamblenë, jep mesazhin në mbështetje të FSHF-së

-Instant, Sport



“Është një kënaqësi dhe një privilegj i madh që të përfaqësoj Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s dhe presidentin Ceferin që ju përcjell përshëndetjet e sinqerta”. Kështu, e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë Zgjedhore e FSHF-së, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, që nuk ngurroi t’i jepte një tjetër mesazh politikës: “Sporti nuk duhet bërë politikë dhe u nevojitet paqja. Lutja jonë shkon për ato që po vuajnë në këtë moment. Në periudhën e fundit kemi parë shumë ndërhyrje të jashtme në botën sportive. Uroj që në këtë asamble ta kemi hedhur pas shpine atë që ka ndodhur dhe të kemi një shpirt më të bashkuar dhe solidar për të drejtuar futbollin shqiptar.

Numri 1 i futbollit të përtej Adriatikut dhe një mik personal i presidentit Armand Duka ka kujtuar edhe investimet e bëra nga FSHF dhe partneritetin strategjik me UEFA-n: “Janë ndërmarrë hapa strategjie me UEFA-n, për zhvillimin e infrastructures, me ndërtimin e katër stadiumeve moderne. Më 25 maj stadiumi i ri i Tiranës do të presë për herë të parë një finale të madhe europiane”, kujtoi Gravina.

Presidenti i FIGC foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë: “Po jetojmë ditë të vështira që prekin pikërisht futbollin. Më shumë se kurrë sot shoqëria jonë është kompakte për ti dhënë mbështetje popullit Ukrainës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *