• |
ide | kryesore

Deklaratat e forta/ Lëkunden pozitat e Bashës në PD (mbledhja e plotë)

-Instant, Arkiva, Kryesore



Lulzim Basha e ka humbur sensin e realitetit. Të hënën në mëngjes, kur ishte marrë vesh se ai e kishte kthyer PD-në në partinë e tretë në vend, doli para gazetarëve për të thënë se “ai nuk ka pësuar asnjë disfatë elektorale”.

Kjo batutë, që u shndërrua në burimin e memeve të radhës u pasua në mbrëmje, në mbledhjen e grupit parlamentar nga justifikimet se 6 marsi u organizua për të goditur atë. Pak a shumë të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe shqytari i tij besnik, Gazmend Bardhi. I pyetur për rezultatin dramatik, ku pati bashki ku PD mori vetëm 6%, 10% apo 11%

Bardhi tha se “nuk është koha për përgjegjësi por për reflektim”, duke iu shmangur në mënyrë të drejtpërdrejtë njësoj si shefi, thelbit të problemit.

Por, rezultatet katastrofike të së dielës duket se i kanë radikalizuar edhe mbrojtësit e tij të deri tanishëm.

Në mbledhjen e kryesisë Ferdinand Xhaferri mësohet të ketë thënë: “Jam me i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua skam humbur asnjë garë. Duhet te largohesh si kryetar”.

I ashpër në mbledhje ka qenë edhe Dashnor Sula: “Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson me asnjë kështu” – ka pyetur ai.

Ndërsa Helidon Bushati ia ka plasur në sy: “Duhet zgjedhje përtej egove tona, duhet të ikësh.

Më parë Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 marsit. I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashës për të mos u larguar nga PD.

“U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD historikisht e ka rrezikuar mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, – tha Alizoti.

Edhe i sapongrituri në rolin e nënkryetarit nga Basha, Agron Gjekmarkaj ka goditur fort duke dhënë personalisht dorëheqjen.

“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm! Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarëve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e mia etike” – deklaroi ai.

Ndërsa Grida Duma fajësoi direkt Lulzim Bashën për dështimin e PD- së zgjedhjet e 6 marsit.

“Është dëshpërues rezultati, në një menyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, – ishte mesazhi i saj.

“Ditë e tmerrshme”, – e quajti Ervin Salianji rezultatin e PD në zgjedhjet e 6 marsit.

I pyetur nëse Basha duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin, Salianji tha: “Pa diskutim”!

Nuk dihet se si do të shkojnë zhvillimet në PD pas kësaj traume të re, nëse partia do të pësojë sërish një çarje, apo Basha do të arrijë të mbijetojë me manipulime dhe mbrojtjen e Ramës, por një gjë tashmë është e sigurt, kryetari i shkarkuar sot është më jo legjitim se kurrë edhe tek ajo pjesë e mpakur e opozitës që ai drejton.

DEBATET E PLOTA NE MBLEDHJE

Lapsi.al sjell më poshtë një pjesë të këtyre debateve që u mbyllën pa ndonjë rezultat rreth orës 00.20.

Lulzim Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosem para detyrimit per te marre pjese ne zgjedhje. Nesër mblidhen organet e tjera te partisë.

Ferdinand Xhaferri: Jam më i vjetri dhe me më eksperiencë, s’kam ambicie, por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyllur me PD-në, por ti na ke fyer kur thua s’kam humbur asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar.

Lulzim Basha: S’kam humbur asnjë garë. I kanë vjedhur.

Dashnor Sula: Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund te na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu. Nuk e kam parë kurrë PD si lopë për ta mjelë, por përkundrazi kam dhënë shume e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD. Mandatin se shoh si privilegj absolutisht. Po te deklaroj qe nëse nuk ka zgjidhje ne PD mua mos me konsideroni me për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ilda Dhori: Duhet të ikësh, duhet të hapet gara në PD. Berisha e ka mbyllur duhet të zgjedhin demokratet cili na bashkon.

Helidon Bushati: Duhet të shkojmë përtej egos. Duhet kongres pajtimi, të bashkohemi! Duhet të gjithë në këtu dhe koleget tanë të ‘Shtëpisë së lirisë’ të kalojmë përtej egove personale për të mirën e PD. T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku per te mirën e përgjithshme disa duhet te bejne nje hap prapa.

Emilia Koliqi: Bëj deklarate dorëheqjeje. Saliu është i ikur. Largohu që të bashkojmë partinë pa Berishën.

Agron Gjekmarkaj: T’i hapet rruga zgjedhjeve. Duhet një kongres pajtimi me pjesëmarrjen e të dy rrymave ku për të mirën e përgjithshme disa duhet të bëjnë një hap prapa. Duhet një komision që do ta çojë PD në zgjedhje. Unë do të mbetem një deputet i thjeshtë.

Lefter Gështenja: Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë të gjithë në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet me kështu duhet reflektim i thellë nga të gjithë nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në. Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratet janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu.

Selaudin Jakupllari: Duhet të punojmë për bashkim, duhet të reflektosh. Berisha e ka mbyllur me PD por duhet të bashkojmë bazën.

Ramadan Lika: Nuk të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues, jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje. Ti thua se “s’kena humb”, si nuk kena humb, jemi shkatërru. Nuk duhet të dalim pa vendim që këtu.

Kasem Mahmutaj: Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve! Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati zgjidhje i jep vota!

Grida Duma: Para se të na drejtohesh ne me pyetje, kam ynë një pyetje për ty: “A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale, personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90% dhe numrat 2, 3 apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin. Dëgjova që e nisët fjalën tuaj kryetar duke thënë ose me mua ose këtu do t’ju vijë Sali Berisha.

Sali Berisha duke dashur t’ju mundë ju, mundi Partinë Demokratike. Në këtë garë për shkak të luftës midis Sali Berishës dhe jush humbi Partia Demokratike. Në këtë betejë ne bëmë gjithçka të mos e bënim betejën “Berisha kundër Bashës”, por nuk e evituam dot.

Ju thoni sot ketu “o te jem unë ose këtu do jetë Sali Berisha”, pra o unë, o askush nuk mundet. Ç’ka do të thotë që kulti i individit që po luftojmë është ende më i rrënjosur. Kjo garë u bë “PD kundër PD” dhe kjo nuk është në asnjë moment e pranueshme më. Nëse doni të jeni i sinqertë vertet ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja.

Nëse doni te jeni i sinqertë bëni pyetjen troç. Ka dy pyetje të mundshme qe mund të na bësh e para: Ju lutem bëhuni me mua të gjithë që unë të mbaj Partine Demokratike se kështu dua unë si individ. Pyetja tjetër është: Si do bëjmë që përtej meje të ngremë Partine Demokratike për vetë Partine Demokratike. Cilën pyetje po na drejtoni të parën apo të dytën?

Elda Hoti: Duhet guxim, kemi turp nga familjarët. Dua të të tregoj realitetin, të kam thënë se gëzoj respekt për ty dhe do të mbështes, por tani po vihet ne diskutim dinjiteti. Nuk të pranojnë zoti Basha. S’është më në dëshirën apo vullnetin tonë!

Oriola Pampuri: Ne e dinim që do dilnim kështu sepse ishin zgjedhje kurth. Normale është të bashkohemi me demokratët në terren. Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet e 2023. S’kemi kohë.

Xhelal Mziu: Zoti Basha, zgjedhjet u humbën. Ju keni përgjegjësi dhe duhet të jepni dorëheqje.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. dilema është se a do të tregohet Bardh Spahia një kryebashkiak që do të administrojë territorin e bashkisë së Shkodrës, apo thjesht do të shërbejë si “Spahi” i Sali Berishës që kërkon një “kala” për të luftuar me Amerikën? Natyrisht që këtë do ta vërtetojë koha.

  2. Sikur te mos diheshin bemat dhe budallalleqet seriale te Bashes, sot do kishim meshire per te. Por Basha ka shitur nderin e dinjitetin e vet dhe mbi te gjitha ka shitur mundin e djersen e demokrateve duke i lene ne mes te kater rrugeve dhe duke i shitur ne çdo rast e ne çdo proteste. Per kete nuk meriton meshire dhe duhet te zhduket nga politika shqiptare. Ai jo vetem duhet te dorezoje partine, por edhe mandatin e deputetit dhe te ktheje leket qe ka fituar ne kurriz te demokrateve. Deputetet qe perbejne grupin parlamentar te PD, nje pjese e mire e te cileve nuk ka me shume vlere se Basha, do duhej qe ne vend te merren me fjale boshe me Bashen, te kerkojne votebesimin e elektoratit te tyre. Nese elektorati i vetebeson, jane ne rregull. Ama nese nuk i votebeson, te ikun nga syte kembet se kane bere mjaft dem deri tani dhe demin ia kane bere te gjithe shqiptareve.

  3. Është trumbetuar me forcë të madhe nga mediat shqiptare se Berisha më së fundi në këto “zgjedhje” bëri veprimin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve me të famëshmet “primare”, pra kandidatë të zgjedhur nga baza e partisë.
    Do të shtroja pyetjen :
    Po “Komiteti revolucionar prej 19 vetash”, doli me votim “primar” nga baza e partisë apo ishin emërtime personale të Berishës ?
    I ngarkohen të gjitha fajet Bashës për humbjet e opozitës në 8 vitet e regjimit diktatorial të Ramës, po a mos duhet dënuar nga opozita ruse Navalni që nuk mundi të fitpjë kundër Putinit ?
    Ka vërtetë diçka që nuk shkon në deklaratën e nxituar të Bashës se “unë nuk kam humbur asnjë zgjedhje”, duke marë përsipër vetë fituesin e humbësin.
    Po a nuk u zgjodh përsëri Basha pas 25 prillit nga e gjithë opozita, përfshirë edhe Berishën përsëri si kryetar i PD e udhëheqës i opozitës së bashkuar ?
    Veçanërisht në situatën aktuale të konfliktit ruso-ukrainas, kur SHBA si kryesuese e NATO e gjithë bota demokratike, po dënon me forcë çmendurinë e diktatorit Putin, akuzohet Basha se për të shpëtuar Partinë demokratike, ju bind kërkesës së DASH që Berisha përkohësisht derisa të skjarohej juridikisht akuza për non grata për te, të largohej nga grupi parlamentar i PD e ky paskej qenë “krimi i madh” i tij.
    A mos duhej që Basha ta shpallte PD mbështetëse të Putinit e kundërshtare të SHBA, që të ishte një lider i pranueshëm demokrat ?
    Është e provuar me fakte tashmë se Partia socialiste i ka fituar zgjedhjet në sajë të grupit të modelit sigurims të patronazhistëve e lidhjeve të saj me krimin.
    A nuk është paradoksal fakti që PS fitoi në 4 bashki , kryetarët e të cilave ose janë quajtur “non grata” nga SHBA (Gjushi) ose ju janë zbuluar e kaluara kriminale e tyre apo për skandale imoraliteti ?
    Çfarë është gjithë kjo histeri për të dënuar vetëm një “rojtar” të lopës së vjedhur e jo kundër bandës së hajdutëve që e kanë vjedhur ate ?
    Cilin model të liderit duhet të pranojnë shqiptarët, ate të Zelenskit që mbështetet tek SHBA e NATO për tu mbrojtur nga Rusia, apo ate të ish presidentit pro rus të Ukrainas që po pret në Bjellorusi sa të pushtohet Ukraina që ta rikthejë ate në një koloni të Rusisë ?
    Sigurisht që po të mashtrosh shqiptarët e pa emancipuar me gjuhën e Tao Pallës se Basha mbështetet tek Rusia kundër Amerikës , shumica e tyre do ta dënojnë ate.
    Po e vërteta është krejtë e kundërta.
    Është Berisha i shpallur non grata nga SHBA e jo Basha.
    Deri tani Berisha i ka mashtruar shqiptarët se ai ka miq të shumtë në SHBA e në perëndim që e mbështesin ate, pasi nuk kemi parë e dëgjuar thuajse asnjë “mik” të tij ta shprehë këtë.
    Ka vërtetë njëfarë dyshimi tek shqiptarët se si është e mundur që SHBA mbështetet tek kryeministri Rama, në një kohë që të gjitha deklaratat zyrtare të DASH, e kanë cilësuar qeverisjen e tij me rekorde të korrupsionit e krimit të organizuar.
    Por ajo që nuk arrijnë të kuptojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve, është se SHBA vazhdojnë të jenë shteti lider i demokracisë botërore e aktualisht si prioritete kryesore të saj janë konflikti i Europës me Rusinë e Putinit apo rrezikun e Kinës komuniste në Paqësor.
    Tek i korruptuari Rama shohin servilin që për hir të pasionit për pushtet, mund të ndihmojë përkohësisht
    për stabilitetin në Ballkan.
    Mendoni vërtetë se kaq naive janë institucionet e fuqishme të FBI e CIA amerikane , që të mos kenë grumbulluar fakte për fëlliqësitë korruptive të Ramës e qëndrimet kameleonike të tij politike ?

    1. Amelika amelika
      Komentues lyrë uthull
      As tani nuk e ndalët logodiarrenë o perversë të ramut kurvit!
      Pse mos t’ja themi lules ato që mendojmë????
      Apo pse kimetja dhe kopukët e sorrës nuk janë në humor të mirë.!!!
      Këta këllira ja kanë shpifure edhe Prindërve të tyre….. ( lule & co).
      Skeni parë gje akoma
      Dele.

  4. Lulzim Basha nuk do kishte urrejtjen e atyre fytyrave në panel, nëse nuk do ishte distancuar nga Sali Berisha. Nuk do kishte as urrejtjen e Sali Berishës. Do ishte i përkëdheluri i tij dhe i tyre sic ka qene nga 2005 deri me 2021.

    Ata njerëz nuk përfaqësojnë vetveten, por emocionet dhe shkulmat e brendshme të Sali Berishës, ose siç do thoshte Sandri, “të atij që ua ngreh”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *