• |
ide | kryesore

Kthehet në fushë 44 vjeç, 12 vjet pas tërheqjes nga futbolli: Denilson firmos me “ekipin më të keq në botë”

-Instant, Sport



Nuk është kurrë vonë për t’u kthyer në fushat e futbollit. Ose të paktën nuk është për Denílson de Oliveira Araújo, i njohur nga të gjithë thjesht si Denílson, i cili në moshën 44-vjeçare, dymbëdhjetë vjet pasi u tërhoq nga futbolli, ka vendosur të rifillojë të luajë. Do ta bëjë me fanellën e Ibis Sport Club, një klub futbolli brazilian me qendër në qytetin Paulista, në shtetin e Pernambuco.

Ishte një kohë, ishte vera e vitit 2001, kur Betis Sevilla pagoi shumën e konsiderueshme prej 31.5 milionë euro për të blerë të talentuarin Denilson nga San Paolo. Në atë kohë ishte blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Kanë kaluar 21 vite nga ajo lëvizje e bujshme dhe pas një karriere me më shumë ulje se sa ngritje, braziliani ka vendosur të rikthehet për të luajtur. Fakti është se ai tani është 44 vjeç dhe i kishte varur këpucët në gozhdë 12 vite më parë …

Pas një karriere që e çoi në Spanjë, Francë, Arabinë Saudite, SHBA, Vietnam dhe Greqi, ‘dribluesi’ 44-vjeçar do të veshë fanellën e Ibis, një klub që luan në ligat e ulëta braziliane dhe që njihet si “skuadra më e keqe në botë”. Ishte vetë Denilson që zyrtarizoi marrëveshjen: “Tani mund të flas! ËSHTË ZYRTARE! Oferta erdhi dhe unë reflektova me familjen time… Nga sot mbaj veshur fanellën e Ibis”.

Menjëherë pas kësaj mbërriti edhe konfirmimi nga klubi brazilian: “Me Ibis, asgjë nuk është e pamundur. Vitin e kaluar u ngjitëm në divizionin e parë… E këtë vit… E PAMUNDURA NDODHI SËRISH!”, shkruan Ibis duke iu referuar marrëveshjes së gjetur me Denilson.

Kështu, kthimi i Denilson është zyrtar. Mbetet vetëm për t’u parë nëse në moshën 44-vjeçare braziliani do të jetë ende i aftë të paktën për një pjesë të atyre driblimeve të mahnitshme që e bënë atë lojtarin më të shtrenjtë në botë në fillim të viteve 2000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *