• |
ide | kryesore

“Nuk ndryshon dot gjë pas ndeshjes”: Broja i dëshpëruar për humbjen, ‘qep’ kontradiktat me Rejan

-Instant, Sport



“Më vjen shumë keq. Për mendimin tim deri në minutën e 85 kemi luajtur mirë, kemi pasur raste. Patëm shanse në fund. Na ndëshkuan me një gol të bukur. Është një gjë që të dhëmb. Deri në fund kemi luajtur mirë, por duhet edhe më shumë”. Armando Broja, rikthehet titullar në kombëtare, duke dhënë kontributin e tij për kuqezinjtë në miqësoren e humbur 2-1 kundër Spanjës, pavarësisht se nuk arriti të shënonte gol. Shkodrani që luan për Southampton duket se ka kaluar tashmë edhe divergjencat me teknikun Edoardo Reja: “Jam shumë i kënaqur që luajta titullar. Trajneri e bën formacionin, detyra ime është të stërvitem mirën. Jam i mërzitur që nuk barazuam pse jo edhe të fitonim, duhet të nxjerrim mësim”, tha Broja.

Sulmuesi ka luajtur për herë të parë me numrin 9, shenjë e qartë se e ardhmja e kombëtares do të peshojë mbi shpatullat e tij: “Jam shumë i kënaqur për numrin 9, Shqipëria është gjaku im. Desha ta fitonim ndeshjen të gjithë bashkë. Gjynah që nuk kemi marrë barazim. Duhet të punojmë më shumë si ekip në stërvitje. Nuk kam pengje. Nuk ndryshon dot gjë mbrapa ndeshjes. Cikalleshi kishte rast flagrant në pjesën e parë, kemi pasur disa raste, edhe mund ta fitonim ndeshjen. Mungoi fati dhe pasimi i fundit. Mundemi të luajmë edhe më mirë”. përfundoi Broja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *