• |
ide | kryesore

Video/ Kombëtarja në Tiranë vetëm një ditë para Gjeorgjisë, por Broja ka mesazh për tifozët: “Uroj t’ju shohim në stadium”

-Instant, F1, Sport, Video



“Përshëndetje tifozëve kuqezinj! Jam Armando Broja. Faleminderit shumë për suportin që na jepni gjithmonë dhe ishalla ju shohim në stadium kundër Gjeorgjisë! Faleminderit!” Ky është mesazhi i shkurtër por i qartë me të cilin talenti i kombëtares shqiptare dhe beniamini i tifozëve kuqezinj kërkon një stadium të mbushur, në kthimin në Air Albania, për miqësoren e dytë në harkun e tre ditëve.

Nga Spanja te Gjoergjia janë ekzaktësisht vetëm tre ditë dhe për këtë arsye, FSHF ka vendosur që Kombëtarja të vazhdojë përgatitjet në Barcelonë dhe të mbërrijë vetëm një ditë para ndeshjes në Tiranë. Këtë mungesë ‘kontakti’ me ambjentin dhe tifozët ka dashur ta fshijë sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, i cili nga stërvitja në Barcelonë i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqiptarë përmes kanaleve sociale të FSHF-së, të jenë të pranishëm në stadium pasditen e së martës, në mbështetje të kuqezinjve.

Pas miqësores me Spanjën, skuadra e drejtuar nga Edoardo Reja është rikthyer sërish në fushë, duke nisur kështu menjëherë përgatitjet për miqësoren tjetër ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *