• |
ide | kryesore

Prilli i reshjeve/ Sinoptikanët parashikojnë mbushjen e hidrocentraleve të veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
hidrocentrali-diga.jpg

Ndërkohë që Marsi ishte i ftohtë dhe pa reshje, muaji Prill do të jetë i ngrohtë dhe me shi. Reshjet mund të mbushin edhe rezervat e hidrocentraleve të vendit.


Sipas sinoptikanes Lajda Porja, deri ditën e mërkurë do të ketë momente me pika shiu, kryesisht sot në zona qëndrore dhe shumë pak jugu. Veriu do të shpëtojë pa reshje. Dita e martë dhe e mërkurë mbeten me kthjellime e vranësira, me një lagështirë të lartë në ajër. Megjithatë nuk priten reshje. Reshjet do të vijnë nga mesnata e të mërkurës dhe ditën e enjte.


Liqeni i Fierzës, rezerva më e madhe energjitike e Shqipërisë është tharë e gjitha dhe kjo ka detyruar KESH-in që të importojë energji me çmime shumë të larta. Por sinoptikanët lajmërojnë se do nisin reshjet edhe në kaskadën e hidrocentraleve të mëdha.

“Që nga dita e enjte, deri në fundjavë, madje edhe javën tjetër moti do të jetë I paqëndrueshëm, do të jetë më vranësira, do ketë edhe shira. Shira do të ketë kryesisht në veri, veriperëndim, ku sasia më e konsiderueshme e reshjeve do të jetë pikërisht në këto zona, në zona që edhe duhet të bjenë në fakt dhe kanë nevojë që të bien për hidrocentralet, ndërkohë që qendra dhe jugu do të marrin më pak reshje. Megjithëse është një javë e lagësht, vijojnë temperaturat e larta deri në fundjavë. Pra deri ditën e shtunë do të mbetemi në vlerën e 19-20 gradë celcius, temperature tipike këto të pranverës. Mëngjeset do të jenë të ngrohta edhe në zonat malore. Parashikohet që fundjava të sjellë një rënie të ndjeshme.” – tha sinoptikanja për top channel.

Reshjet do të vijojnë deri në mesin e muajit prill. Por a janë ato të mjaftueshme për të zgjidhur krizën energjitike që rrezikon Shqipëria. Kjo pritet për t’u parë.

4 Comments

  1. Shyqyr ! Shpresat tek i Madhi Zot se po te jete per keta hajdute qe mendojne vetem per chepat e tyre do kishim marre fund me kohe .

  2. Dmth 9vite kjo eshte Mirqiverisje degjenerat dhe pederastash ???!!! Te gjalle e te vdeke hajdutave te taksapagusve SHQIPETARE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.