• |
ide | kryesore

Emri i presidentit të ri/ Balla: Do takohemi me Alibeajn, Dodën dhe Mediun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka thënë se ditën e nesërme do të fillojë procesi për zgjedhjen e presidentit. Balla tha se nesër do të ketë një takim me grupin parlamentar socialist dhe të mërkurën fton kryetarët e grupeve të opozitës në një takim për të diskutuar mbi këtë çështje. Kreu i Grupit Parlamentar socialist ka ftuar për konsultime për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit edhe publikun, ku i është kërkuar që të propozojnë një emër që ato duan dhe ta dërgojnë në adresën e email [email protected].

‘Nesër do të marrim propozimet e para me emrat konkret nga anëtarët e PS-së. Në një zarf çdo deputet i grupit të PS përmes një formulari propozues do të ketë mundësinë që të propozojë jo më shumë se 3 kandidatë, qofshin zonja apo zotërinj. Ky duhet të jetë një proces konsultimi brenda për brenda grupit parlamentar. Nesër do ti depozitojmë në sekretari, ku do të vlerësohen të gjithë emrat. Në duam të nxisim edhe publikun që do të bëhet pjesë e këtij procesi, ku mund të shkruajnë në adresën tonë të emali, që të sjellin propozimet e tyre. E ftuar do të jetë edhe shoqëria civile’- u shpreh Balla.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *