• |
ide | kryesore

Si u hoqën 800 Ha nga Parku i Butrintit për të ndërtuar resort turistik

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Qeveria shqiptare përmbylli në fund të prillit procedurat ligjore për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Manastirit në Sarandë. Resorti është i pari që pritet të ndërtohet në zonën bregdetare Sarandë -Butrint, një nga zonat më të lakmuara të vendit për ndërtime turistike.

Reth 800 hektarë të kësaj zone bregdetare deri në janar të këtij viti ishin pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, por u hoqën me një vendim qeverie në kuadër të rishikimit të kufijve natyrorë të disa parqeve kombëtare.

Harta e Parkut të Butrintit, me ngjyrë portokalli zona prej 800 hektarësh, ish pjesë e parkut në kategorinë “B”, tashmë e hequr në janar 2022 nga qeveria në kuadër të rishikimit të kufijve të zonave të mbrojtura.

Sipërfaqja e hequr së fundi prej 800 hektarësh, në një pjesë të së cilës do të ngrihet “Manastiri Resort” ishte përfshirë në zonën e Parkut të Butrintit prej vitit 2005 dhe gëzonte statusin e mbrojtur në kategorinë “B”, ku nuk lejoheshin zhvillime ndërtimore intensive.

Projekti “Manastiri Resort” që do të zbatohet, fitoi statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021 me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Projekti i pjesshëm i “Manastiri Resort”, marrë në faqen zyrtare të projektit

Sipas vendimit të qeverisë vlera e investimit parashikohet 28 milionë Euro, në një sipërfaqe zhvillimi rreth 53 mijë metra katrorë, pronë private, me struktura akomoduese me kapacitet total që variojnë nga 83-100 shtretër, restorant, bar, pishinë e jashtme, etj.

Qeveria ka miratuar në parim edhe lejimin e përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonës së plazhit, për tridhjetë vjet.

“Manastiri Resort” është krijuar së fundmi si subjekt nga palët sipërmarrëse, Shoqëria ALB-STAR dhe Shoqëria ANDI shpk të cilat edhe u pajisën me leje ndërtimi nga qeveria në shkurt të këtij viti.

Në zonën ku do të ndërtohet resorti ishte ndërtuar 23 vite më parë vetëm një hotel, në rreth 200 metra katrorë, i cili u prish vitin e shkuar nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit.

Ndërhyrja u bazua në një vendim prishjeje të Bashkisë së Sarandës, ndërsa pronari i hotelit tha se kishte leje ndërtimi të lëshuar në vitin 1999 dhe ishte në proces gjyqësor të papërfunduar për legalizimin e objektit.

Ndërtimet e resorteve turistike apo zhvillimet ndërtimore masive në zonat bregdetare ishin paralajmëruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës që kur u rishikua harta e zonave të mbrojtura për disa parqe në janar të këtij viti.

Përmes një reagimi të përbashkët organizatat më të mëdha mjedisore në vend dhe profesorët e shkencave të natyrës Aleko Miho, Ferdinand Bego, Mihallaq Qirjo dhe Spase Shumka pohuan se “me rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura ‘fshihen’ zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale “.

“Hapja e rrugës për këto projekte do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme këto zona”, kishin pohuar organizatat dhe profesorët e njohur të shkencave të natyrës.

Ndërtimi i resorteve turistike favorizohet edhe nga një ligj për investimet startegjike, i miratuar në vitin 2015 nga parlamenti i Shqipërisë dhe i projektuar për të tërhequr investime të mëdha.

Sipas një hulumtimi të Agjensisë BIRN, bizneset vendase që synojnë fitimet afatshkurtra kanë korrur shumicën e përfitimeve pasi nga 35 projekte të shënuara si investime strategjike nga viti 2016 deri në vitin 2021, 26 ishin të orientuara drejt turizmit dhe vetëm dy të ardhur plotësisht nga jashtë.

BIRN veçoi si të diskutueshme dy projekte që kishin fituar statusin e investimit strategjik, sipas ligjit të 2015-ës.

Njëri prej projekteve lidhet me një vendim të qeverisë për t`i dhënë leje partneres amerikane të vëllait të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të merrte në përdorim një plazh në Dhërmi, për 30 vjet.

Ndërsa projekti tjetër lidhet me ndërtimin e një kompleksi turistik me rreth 13.8 milionë euro në Dhërmi i cili do të zhvillohet nga dy kompani, njëra prej të cilave me administrator aktorin shqiptar të humorit Gazmend Paja, i panjohur më parë në sferat e biznesit./ VOA



18 Comments

  1. Ore do ta ndaloje ndonje kete te marre ? Keshtu si e ka nisur ky do shkaterroje edhe te pashkatrrueshmen . Po na çon me keq se vendet amerikes latine . Investitor strategjik thote kurva e gjate . Per çinvestitor na flet o pallosh ? Po keta jane te gjithe me vreke neper kembe apo ndoshta pas “investitoreve” fshihet ti dhe miqte e tu mafioz ?
    Ti duhesh larguar me çdo menyre se ndryshe Shiperia do behet parajsa e mafiozeve .

    1. Kjo nuk eshte shaka, Ketu ka shkelur vijat e kuqe. Butrintin duhet ta mbrojme qofte dhe me lufte. Ju lutem mediave, shoqerise civile te pakten per kete reagoni. E betonizoi qendren e Tiranes, dhe ne me indiferencen tone e lame ta bente kete krim qe kur ishte kryetar bashkie, por ju lutem Butrintin duhet ta mbrojme.Eshte perle boterore.Mos flini o njerez

    2. Sh shpejt do beni plazh te lana dhe liqeni artificial te gjithe… I grabiten te gjitha Saliu Rama Meta dhe lukunia tyre. rrini si mut nashi 🙂 , beni tifozllek. Po deshet plazh 50mij lek do ju kushtoje vec hyrja ne plazh si te pishinat me toke 1euro

  2. Po ministrja Margariti tha se nuk do kete asnje resort , biles as edhe nje ndertim te vetem ne kete zone . Apo si gjithmone , kalova lumin te qifsha kalin .

  3. Qijini ropt ketij vendi , shkaterrojeni fare . Rrace e keqe paskeni qene ju rilindasit . Ju rilindet per te rivdekur totalisht Shqiperine .

  4. Une jam dakort sepse paska qene nje hotel perpara dhe askush nuk fliste,tani memecit I erdhi goja.
    Ta ndertoje sa me te bukur, se te jete per keta qarramane dhe grindavec do kishim kioska dhe qebabtore.

    1. kioskat i heq brenda dites o robqir, po kullat dhe rezortet me kontarata 30vjecare jane si sperma te pidhi sat eme qe pjellin nje si ty qe nuk e heq dot !!

  5. Po mire more i ores 21.18 ,pse nuk u ndertuan keto qebaptoret qe flet ti nga viti 2005 kur u shpall zone e mbrojtur B !apo e runte pi….satom,
    O koqe jane tuke na rjep dhe me paret tona jane duken ndertu resorte keta investitoret strategjik prej Shqiperie.
    Jane duke pastru leket me keto resorte dhe jo se po mendojne per ty dhe kete popull dele me dy kembe.
    Suksese ne jete aty ku je ,mbase ta prishin dhe ty shpine ndonje investment strategic.

  6. Butrintin e kane Rithschilded ne kontroll dhe jane bere germime arjeologjike dhe jane zbuluar Sinagoga ne Butrint. Te gjithe Shqiperine e kane marre fshehurazi te huajt prandaj te ngrihemi se keta rrobqirat po e shesin me Keq se Zogu Shqiperine. Gjyshja e Edi Rames ka punuar ktyesherbetore tek vila e Ahmet Zogut dhe Gjyshi i Edi Rames ka qene shofer atje. Thuhet qe e jema e Edi Rames eshte vajza e Ahmet Zogut. Ky qelbesira Cifut e ja ne gjak poshtersine dhe tradhetine

  7. Mos e prek Butrintin Maskara, se aty sdo te durojme me. Jo Butrintinhajdut se boll ke vjedhur qindra milion euro. O popull pse s’reagoni?Reagon Leonardo di Caprio per Vjosen,kurse ne sreagojme? Ca po ndodh me ty o popull? Po nqs dhe Butrintin e shkaterron maskarai, ca na mbetet tjeter ,se te tjerat i ka shkatarru me kohe qelbesira

  8. Edhe te Butrinti e gjete te vjedhesh o monster. Po pak e rrope kete vend po akoma sje ngopur? Ku jeni o patrozhaniste qelbesira se fale jush e kemi kete monster e fale jush po i behen keto shkaterrime evjedhje ketij vendi

  9. doktorit i duhet marrë parasysh konstatimi meqenëse punët e Sigurimit të Shtetit mund t’i dijë mirë për aq kohë sa ka qenë Sekretar Partie. Ajo që harron ai është se namin në Shqipëri për biruca e tortura e ka SHIK-u i Bashkim Gazidedes dhe Policia e Agron Musarajt. Që si kur vrisje veten, ashtu dhe kur u ngelje në dorë në tortura, të hidhnin në kënetë.Masturbohuni o shpellkare

  10. Arb,komenti yt,i hapi gojen dhe te gjithe kopilat,pa emer,dolen me komentet e veta standarte.Me vjen keq,per Lapsin,qe luan rolin e nje befotrofi,apo shtepije te jetimeve,prinderit e te cileve,nuk kane patur,kohe t’i vene as emer,femijes kopil te tyre.

  11. Futja 300 e ca! Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.

    Kryetar u zgjodh Edi Paloka, ndërkohë që ky process tregoi edhe njëherë tjetër, se çfarë koncepti ka Sali Berisha për zgjedhje të lira dhe të ndershme

  12. Рады приветствовать вас!
    Можем предложить лучшие “убийственные” прогоны для сайтов ваших конкурентов. Всего от 2 000 руб.
    – Гарантированный результат. Онлайн-сайты точно “упадут”.
    – Максимально возможное количество отрицательных фитбеков.
    – Собрана особая база – самые “убийственные” площадки из 10 000 000 сайтов (вирусных, спамных, порно и т.д.). Это работает безотказно.
    – Прогон осуществляем сразу с 4-х мощных серверов.
    – Непрерывный спам активационных ссылок на официальный email.
    – Выполнение заказа на протяжении 40-240 часов в любое время суток. Растянем как угодно по времени.
    – Прогон с запретными ключевыми словами.
    Телега: @exrumer
    Skype: xrumer.pro
    WhatsApp: +7(977)536-08-36
    icq: 5688885
    Только Эти!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *