• |
ide | kryesore

Rikthehen shembjet me tritol në Durrës, IKMT paralajmëron banorët për nesër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorëve të lagjes 13 në Durrës ju ka ardhur një paralajmërim nga ana e IKMT-së, e cila ju kërkon që nesër ngas ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.

Njoftimi i IKMT-së, vjen pasi nesër në zonën e plazhit do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në një pallat 6 katësh, i planifikuar për tu shembur pasi është dëmtuar shumë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019-të.

Njiftimi i IKMT-së:

Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës(IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC, në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.

Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme. Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00”, thuhet në njoftim.



1 Comment

  1. Akoma do prishin keta po sikur palloshi tha se ne qeshor te 2022 mbyllet gjithçka mbi termetin ? Faktikisht jo qe pas dy muajsh do mbyllet jistoria e termetit por siç po degjojme e pos hohim keta po shperndajne perseri leke termeti . Pse gjithe kohes shto uje e shto miell do veje kjo pune ? U be si me legalizimet , i marojme sot e i mbarojme mot dhe fundi eshte se ndertimet pa leje po vazhdojne ne mase , mjafton te kesh bekimin e shefit te policise dhe te partise shtet . Pallosh keshtu do hapje 300.000 vende pune , keshtu do e mbyllje legalizimin brenda mandatit te pare , keshtu do ta beje shendetesine falas etj etj ? Pa u zhdukur tinga skena politike se dhe hajdutet qe te vijne nga pas as edhe fija e barit nuk ka per te mbire me ne kete vend .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *