• |
ide | kryesore

Doja Cat zbulon të vërtetën rreth të ardhmes së saj në muzikë

-Instant, Paparazzi, Slider



Kvngëtarja Doja Cat ka folur së fundmi për postimet e saj në Twitter ku njoftonte se do të largohej nga muzika.

Gjatë eventit Billboard Music Awards 2022′, kengëtarja u pyet nëse po bënte shaka në postimet e saj.

“Nuk ishte shaka në atë koh”.Por,unë jam këtu sepse kam bërë muzikë dhe dua të bëj përsëri muzikë,” tha ajo ekskluzivisht për Live From E!  “Dhe unë thjesht—është sikur, si duhet ta bëj këtë kur jam duke bërë një mori gjërash të tjera?”

Në mes të turneut të saj në Amerikën e Jugut në mars, fituesja e Grammy u detyrua të anulonte një shfaqje në Paraguaj për shkak të përmbytjeve intensive.

Pasi disa përdorues të mediave sociale thanë se dukej se saj nuk i interesonin fansat, Doja u përgjigj duke postuar në Twitter, “kjo nuk është për mua, kështu që unë do largohem. Kujdesuni të gjithë.”

Artistja fitoi tetë nominime për Grammy për albumin e saj 2021, Planet Her, dhe mori një fitore për performancën më të mirë Pop Duo/Group për “Kiss Me More”. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *