• |
ide | kryesore

Video/ Anglia u mund nga Hungaria, Southgate fajëson vapën në Budapest dhe ‘teatrin’ e Nagy

-Instant, F1, Sport, Video

Gareth Southgate përmendi temperaturat e nxehta në Hungari si arsyen kryesore të një paraqitjeje të flashkët të Anglisë që çoi në humbjen në debutimin në Ligën e Kombeve në Budapest. Penalltia e Dominik Szoboszlai në pjesën e dytë siguroi një fitore 1-0 për vendasit, ndërsa pasi lojtarët e Anglisë u tallën për gjunjëzimin e zakonshëm përpara ndeshjes.


Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, nuk ka ngurruar edhe të kritikojë yllin hungarez Zsolt Nagy për teatrin e përgatitur në kontrastin me Reece James, në episodin që vendosi ndeshjen në Budapest. Southgate ka dhënë edhe reagimin e tij për kontestimin e publikut ndaj lojtarëve të tij që u gjunjëzuan para ndeshjes në Puskas Arena.


Dominik Szoboszlai shënoi golin e vetëm të takimit nga pika e bardhë, pasi James u gjykua se kishte bërë një ndërhyrje të gabuar ndaj Nagy në mesin e pjesës së dytë. Arbitri Artur Dias nuk hezitoi të jepte penalltinë. Southgate është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tij, duke pretenduar se ata nuk bënë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen. Por tekniku ka evidentuar se ekzagjerimi i Nagy bëri që rezultati të shkojë keq.

Southgate deklaroi për Channel 4: “Ne duhet ta pranojmë, nuk mendoj se bëmë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen, mendova se barazimi ishte rezultati i duhur. Mendova se nuk ishim inçizivë afër zonës, duke krijuar raste të qarta, edhe pse patëm zotërime të rrezikshme të topit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.