• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik me tre viktima në Fier, arrestohet drejtuesi i “Opel-it”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Parakalimi i gabuar i bërë nga makina tip “Opel Zafira”  me drejtues 43 vjeçarin, Gerti Skënderaj  është shkaku i aksidentit tragjik në Fier, që i mori dje jetën 3 personave. Policia njofton se është arrestuar Gerti Skënderaj për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në reanimacionin e spitalit të Fierit. Të lënduar nga aksidenti gjithashtu kanë  mbetur gjithashtu bashkëshortja dhe e bija e Gerti Skënderaj, të cilat ishin në makinë në momentin e aksidentit tragjik.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. (M). S., 43 vjeç, banues në Cakran, Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në datën 09.06.2022, rreth orës 20:20, në fshatin Buzëmadh, duke drejtuar automjetin tip “Opel Zafira”, është përplasur me automjetin tip “Ford”. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”, bashkëshortja e tij, shtetasja G. M. dhe vajza e tyre 6 vjeçe, si edhe kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., F. L. dhe B. S., të cilët udhëtonin me automjetin tip “Ford”.”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *