• |
ide | kryesore

A do të moderohet sezoni i katërt i Përputhen nga Bora Zemani?

-Instant, Paparazzi, Slider



Olsa Muhameti, e cila pranoi që zërat se Bora Zemani mund të largohet nga “Për’puthen” nuk janë tërësisht të pavërteta.

Autorja e programit të dashurisë në ‘Top Channel’, që sapo ka mbyllur sezonin e tretë, zbulon se do të ketë një “Për’puthen 4”, por që do të jetë shumë ndryshe. Por, as do të jetë e njëjta moderator që publiku ka ndjekur dhe ka pëlqyer këto dy sezone.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olsa thotë se ende nuk ka biseduar më Borën, por vendimi nëse do të dojë të vazhdojë bashkëpunimin, i takon asaj.

“Sezoni tjetër do të vijë tërësisht i ndryshuar. Me Borën nuk është vendosur ende. Është diçka që ende nuk e kemi folur. E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë. Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *