Sali Berisha akuzoi Edi Ramën si përfaqësues të Serbisë, për sjelljen që kryeministri bëri në samitin e Brukselit, duke sulmuar Bullgarinë dhe vendet e BE-së.
Pavarësisht veto-s bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, që po mban peng edhe hapjen e negociatave të Shqipërisë, Sali Berisha e sheh të papranueshme gjuhën e përdorur nga Edi Rama drejt Bullgarisë.
Lexo më tej: Ndizet mes Tiranës dhe Sofies: “Jeni turp”, “Silluni si evropianë”
Sipas Berishës, Bullgaria është një vend mik që ka mbajtur vetëm qëndrime miqësore ndaj shqiptarëve, ndaj edhe fjalët e rënda të Ramës drejtuar këtij shteti, Berisha ia faturon interesave që sipas tij, Rama ka me Aleksandër Vuçiçin.
“Samiti i Brukselit zbuloi se Edi Rama shkoi si përfaqësues i Vuçiçit, Breogradit dhe jo Tiranës. Përdori një gjuhë ordineri, që mund ta përdorë Lavrov apo Putin ndaj udhëheqësve të BE. I ka porosi të Beogradit. Sulmoi Bullgarinë. Vend mik, ka qenë një nga avokatët kryesorë në Hagë kur është gjykuar çështja e pavarësisë së Kosovës. Duhet të jesh si Edi Rama që të sulmosh një vend që ka vetem qëndrime dhe vendime miqësore ndaj shqiptarëve. Po gërsheton të gjithë faktorët që e bëjnë këtë qeveri kryekëput ç’njerëzore, që nuk ia ndjen për qytetarët e vet. Që kujdeset për interesat e Beogradit.” – u shpreh Berisha. ©LAPSI.AL