• |
ide | kryesore

Armë dhe municion luftarak në banesë, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim në Tiranë pasi në banesën e tij iu gjetën armë dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimeve  bazuar në informacionet e siguruara falë bashkëpunimit me qytetarët, se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, një shtetas mbante armë zjarri në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë, në pjesën e çatisë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, dy krehra dhe një sasi municioni luftarak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *