• |
ide | kryesore

Ranë nga lartësia dy të mitur që po punonin, prangoset përgjegjësi i qendrës tregtare

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka prangosur një 45-vjeçar, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë. Në këtë qendër tregtare kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *