• |
ide | kryesore

Tre aksidente në pak orë, 18-vjeçari me motor përplaset me shtyllën në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka nodhur pak më parë në Shkodër, ku ka mbetur i lënduar një 18-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 18:30, në aksin rrugor Shkodër – Mes, në vendin e quajtur “Hot i Ri”, ku 18-vjeçari B. R., banues në fshatin Ura Shtrejt, Shkodër, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin e drejtimit të motoçikltës, dhe për pasojë motoçikleta është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes ai është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Ky është aksidenti i tretë në vend këtë pasdite, pasi atij në Korçë ku mbeti i plagosur një 12-vjeçar dhe aksidentit në Sarandë, ku u lëndua një pasagjere.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *