• |
ide | kryesore

Roma, mesfusha në duart e Wijnaldum: PSG fikson çmimin 15 milionë euro, po pranon edhe huazimin

-Instant, Sport



Jo vetëm Dybala, Roma dëshiron t’i japë Mourinhos një ekip të madh dhe është duke punuar për Georgino Wijnaldum. Holandezi nuk u ambjentua te PSG dhe pas një viti vendosi të ndryshojë ambjent për të gjetur hapësirë dhe për të luajtur vazhdimisht, edhe në kuadër të Botërorit. Ish-mesfushori i Liverpool i është propozuar edhe Milanit, por tani ai është i intriguar nga ideja për t’u stërvitur nga Special One dhe për ta bërë këtë ai është gati edhe të ulë pagën e tij prej 9 milionë euro në vit.

Marrëveshja nuk është e lehtë, por shenja inkurajuese kanë ardhur nga Franca. Për Galtier, trajnerin e ri të parisienëve, Wijnaldum është i transferueshëm dhe Campos ka vendosur çmimin prej 15 milionë euro. Një shifër jo e lartë, por verdhekuqtë do të preferonin ta huazonin lojtarin me të drejtën ose detyrimin e blerjes me një shumë më të ulët. Nën Kullën Eifel janë të gatshëm të flasin për këtë, kështu që në orët e ardhshme do të fillojë një negociatë e vërtetë.

Ai i ish-mesfushorit të Liverpool është një emër që ngacmon imagjinatën e tifozëve që ëndërrojnë të konkurrojnë për titullin këtë sezon. Pas Dybala familja Friedkin, nisur edhe nga entuziazmi i ambjentit, nuk ka dëshirë të ndalet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *