• |
ide | kryesore

I shkatërroi telefonin, mamaja e tifozit autik akuzon Ronaldon: “Më arroganti me të cilin kam folur ndonjëherë”

-Instant, Sport
autik



Manchester United u rikthye te fitorja dhe e bëri këtë pa Cristiano Ronaldon të mbajtur në pankinë nga trajneri ten Hag për 86 minuta, gjatë ndeshjes kundër Liverpool. Kampioni portugez vazhdon në momentin e tij të vështirë: qëndrimi i “detyruar” në Mançester nuk e gëzon aspak, madje edhe skuadra duket se funksionon më mirë pa të në fushë. Sikur të mos mjaftonte kjo, për ish-sulmuesin e Real dhe Juventus ka probleme edhe jashtë fushës: mamaja e djalit autik të cilit CR7 i theu telefonin pas një disfate ndaj Everton, ka lëshuar deklarata kundër 5-herë Topit të Artë.

Sarah Kelly, mamaja e protagonistit fatkeq të episodit në fjalë, Jacob, ka treguar për Mirror se kishte marrë një telefonatë nga sulmuesi portugez: “Përshëndetje, unë jam Cristiano Ronaldo”, më tha, më pas më pyeti nëse do të donim të njihnim familjen e tij, duke shtuar ‘Nuk jam një baba i keq’. Unë i thashë: ‘Kurrë nuk kam thënë që je baba i keq’. Më pas ai vazhdoi “Kam pasur një edukim të tmerrshëm, kam humbur babain tim”. I thashë “Të gjithë kanë një histori të trishtë Ronaldo, unë vetë humba babanë kur isha e re, kam patur kancer”. Ai vazhdonte të më thërriste Jack dhe i referohej Jacob si ‘djaloshi’”.

Më pas telefonata u bë më thumbuese: “‘E di që djali ka probleme,” më tha. Unë iu përgjigja ‘Ai nuk ka probleme, ai ka një paaftësi, ti je ai që ka një problem’. Ai vazhdoi duke më thënë ‘Më falni’, e më pas shtoi ‘Nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam marrë me shkelma, vrarë apo grushtuar njeri’”. Zonja Kelly u hutua nga kjo shprehje e portugezit: “Isha e tërbuar, zemra më rrihte shpejt dhe i thashë: “Pra, godite dorën e djalit tim dhe nuk po i bën keq askujt?”. Por ai theksoi se kishte një ekip të mirë ligjor, se në gjykatë do të më kishte luftuar deri në fund dhe do të fitonte”.

Mamaja e Jakobit dëshiron sidoqoftë t’i shkojë deri në fund: “U ndjeva e frikësuar, ai është personi më arrogant me të cilin kam folur ndonjëherë. Unë dua të shoh drejtësi sepse nuk ka pasur. Unë dua që ai të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë. Mënyra e vetme për të marrë drejtësi është të vazhdosh të luftosh”. E sigurt është se sido që të dalë nga kjo histori, Ronaldo nuk del shumë mirë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *