• |
ide | kryesore

Mentalitet e cinizëm në Champions: Inzaghi riformaton Interin me con Gosens, Mkhitaryan e Dzekon

-Instant, Sport



Interi është rikthyer në stërvitje me mendjen te Bayern Mynih. Nëse dje më shumë u vu theksi në anën atletike, seanca e sotme – përveç 15 minutave të hapura për shtypin – shërbeu për të provuar njëmbëdhjetëshen që do të zbresë nesër në fushë kundër Bayern Mynih, me Gosens, Mkhitaryan dhe Dzekon të provuar si “startues formacioni”. Megjithatë, më shumë se çdo gjë tjetër, do të jenë fjalët e Simone Inzaghit, në konferencë për shtyp të pasdites, për të hedhur dritë mbi debutimin në Champions League. Fjalë që trajneri zikaltër i ka diskutuar tashmë me njerëzit e tij në dhomat e zhveshjes në Pinetina. Dy terma, veçanërisht, kumbuan në veshët e lojtarëve: përqendrimi dhe cinizmi. Të dyja, për pjesë të mëdha të ndeshjes kundër Milanit, munguan.

Vazhdimësi në modulin e lojës, por jo në interpretimin e detyrave. Barriera e presingut më e ulët, mesfushë më kompakte, mbulim më i madhe difensiv, anësorët më të tërhequr pas dhe Dzeko sulmues-playmaker-mesfushor, sipas linjave të sezonit të kaluar. Në njëmbëdhjetëshen titullare – pa hequr dorë nga 3-5-2 i besuar – nuk do të ketë hapësirë për Onanën: nuk ka shenja ndryshimi në portë, pankina e Handanovic për këtë ndeshje do të thoshte ta bënte kapitenin kokë turku për një humbje, në të cilën, pavarësisht ndonjë pavendosmërie, ai është më pak përgjegjësi. Dimarco dhe Gosens vazhdojnë të luajnë për një fanellë në të majtë – me gjermanin në epërsi për momentin – sepse në treshen në mbrojtje do të jetë Bastoni, De Vrij e Darmian. Kuotat e Mkhitaryan rriten në mesfushë, me mundësinë që ai të mund të ulë në pankinë edhe Barella, në një ndeshje kaq të rëndësishme. Përpara, siç u përmend, do të jetë Dzeko së bashku me Lautaron. Correa pati shansin e tij, por hiq golin, kundër Cremoneses ai i luajti më keq se boshnjaku, përvoja e të cilit në mbrëmje të tilla tashmë ka rezultuar shumë e rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *