• |
ide | kryesore

Ballkani një hap larg arritjes në ECL: Dajën e mposht ish-sulmuesi i tij

-Instant, Sport



Pas barazimit në debutim përballë Cluj, Ballkani i Ilir Dajës mundet në Pragë. Në ndeshjen e raundit të dytë të kompeticionit, skuadra kosovare i shkoi fare pranë arritjes së madhe, duke qenë dy herë në avantazh përballë Spartës. Tekniku, pastaj, u dorëzua në autogolin e portierit të tij dhe golin e ish-sulmuesit Olayinka.

Disa gabime të evitueshme në mbrojtje mund ta kishin bërë të paharrueshme mbrëmjen në Pragë për Dajën. Tekniku luan për herë të dytë në karrierë në fazën e grupeve të një turneu të UEFA-s. Çekët, pretendentë për kualifikimin, e panë ngushtë punën me kampionët e Kosovës. Dy herë në avantazh, në pjesën e parë, me anë të Krasniqit e Korenicës, Ballkani nuk mundi të rezistojë. Autogoli i Frashërit solli ekuilibrin e parë, ndërsa Olayinka i coi shifrat në 2-2. Golin fitues e shënoi Maspoust në minutën e 41, në një asist pikërisht të ish-lojtarit të Skënderbeut.

Vendasit dominuan pjesën e dytë të ndeshjes, duke mos lënë hapësira për kosovarët që të rrezikonin, teksa në fund dolën me tre pikët nga ky duel që u jep kreun në grupin e tyre, ndërsa lë skuadrën e Ballkanit në kuotën e 1 pike. I fundit është Cluj, me diferencë golash, i mundur 0-1 nga Sivaspor. Në Grupin E, Dnipro triumfoi në shtëpinë e Apollon, ndërsa Alkmar likuidoi 4-1 Vaduz. Fitore vendase në Grupin F me Djugarden që vuajti 3-2 me Molde. Asnjë problem për Gent: 3-0 me Shamrock.

Europa Conference League

Group E
Apollon Limassol 1-3 SC Dnipro-1
AZ Alkmaar 4-1 FC Vaduz
Group F
Djurgaarden 3-2 Molde
Gent 3-0 Shamrock Rovers
Group H
Pyunik 2-0 Slovan Bratislava
Zalgiris Vilnius 0-1 Basel
Group G
CFR Cluj 0-1 Sivasspor
Slavia Prague 3-2 Ballkani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *