• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri, një humbje jete dhe 81 raste të reja

-Instant, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një 77-vjeçar nga Kavaja ka ndërruar jetë, duke e çuar në 3587 bilancin e fataliteteve që nga nisja e pandemisë. Raportohet se rastet e reja janë ulur më tej duke qëndruar në një nivel prej disa ditësh. Nga 667 testime të kryera në 24 orë, vetëm 81 prej tyre rezultuan pozitive.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Mësohet se nga Covid-19 janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Të ngjashme: Shifrat mbeten të ulëta, 75 raste të reja me Covid në Shqipëri

Statistika (17 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 81
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 667

Testime totale 1,974,369
Raste pozitive 330,394
Raste të shëruara 325,764
Raste Aktive 1,043
Humbje jete 3,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 467
Shkodër 124
Elbasan 90
Fier 87
Vlorë 62
Durrës 61

Korçë 39
Berat 39
Gjirokastër 31
Dibër 22
Lezhë 17
Kukës 4

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *