• |
ide | kryesore

Video/ Pellegrini i dhuron vendin e katërt Romës: Ferrero, në stadium pas 10 muajsh, del i shoqëruar nga policia

-Instant, Sport, Video
Ferrero



Në javën e dhjetë të Serie A, Roma mposhti 1-0 Sampdoria dhe rifitoi vendin e katërt në renditje. Në Marassi vendosi penalltia e shkaktuar nga prekja me dorë e Ferrari dhe e transformuar nga Pellegrini në minutën e 9′. Goli i parë në këtë kampionat për kapitenin. Një sukses që u mundëson të besuarve të Mourinhos të ngjiten në 22 pikë dhe të kalojnë Lazion. Humbja e parë në pankinën e Sampdoria për Stankoviç, gjithmonë i fundit në kuotën e 3 pikëve. Në stadium u shfaq pas 10 muajsh edhe ish-presidenti Ferrero.

Tre pikë shumë të rënda për Romën, që zbarkon në zonën Champions League. Verdhekuqtë ngjiten në vendin e katërt dhe lënë pas Lazio dhe Udinese. Një tjetër humbje për një Sampdoria që nuk arriti të godiste kurrë në portë gjatë ndeshjes (përveç një tentative të Rincon). Pothuajse një rekord absolut, sigurisht negativ. Vendosi një penallti e Pellegrinit në fillim të takimit, me përjashtimin fillestar të Zaniolos që ka lënë pa fjalë shumë njerëz. Në errësirën e një ndeshje të shëmtuar, është një tjetër performancë e nivelit të lartë e Smalling, në fazën difensive.

PREZENCA E PA DËSHIRUAR NË FERRARIS

Dhjetë muaj nga hera e fundit, Massimo Ferrero u kthye në qytet. Një prani e sikletshme dhe e improvizuar, në një moment shumë të vështirë në nivel klubi dhe skuadre. Por ish-pronari, çuditërisht, mbërriti mbrëmjen e sotme, pasi kishte nisur ndeshja, në tribunën VIP të Ferraris. Ai kishte zgjedhur një nga skyboxet më anësore, për të ndjekur ndeshjen mes Sampdorias dhe Romës. Në momentin e mbërritjes së tij, presidenti Lanna dhe një tjetër nga këshilltarët e Bordit Drejtues të tanishëm, u zhvendosën në një zonë tjetër për të vazhduar të shihnin ndeshjen. Një mënyrë për të shmangur kontaktin me ish-presidentin, që mungonte në Genova që prej 5 dhjetorit të kaluar, një ditë para arrestimit të tij në Milano.

Në momentin kur u mësua se ai ishte në tribunë, tifozët nisën të protestonin ashpër. Kjo situatë shkaktoi kaos të jashtëzakonshëm, me stjuardët që e kishin të vështirë të kontrollonin turmën e tërbuar me Ferreron. Kjo e detyroi ish-presidentin të arratisej nga stadiumi, në kuptimin e plotë të fjalës. Ferrero doli i shoqëruar nga forcat e rendit, të cilat iu frikësuan një sulmi të mundshëm ndaj tij teksa largohej nga impianti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *