• |
ide | kryesore

Pretendime për penallti shtyllë e kontestime, vjen humbja e dytë për Erzenin: Dobi rrëmben fitoren e tretë radhazi

-Instant, F1, Sport
Dobi



Pas pokerit të pësuar nga Partizani, humbja dhe golat e parë të pësuar, Erzeni humbet sërish. Këtë herë është Kukësi, që me 0-2 në Niko Dovana mbyll javën e tetë të Superiores. Shijakasit dorëzohen në fund të një ndeshje të luajtur me kurajë, por Dobi duket se ka gjetur sistemin funksionues te Kukësi. Fitorja e tretë radhazi në katër ndeshje që kur tekniku Dobi u ul në pankinë.

Verilindorët kanë mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Niko Dovana” në një sfidë e cila ka qenë shumë e luftuar dhe që nuk i ka shpëtuar momenteve të tensionit. Basa e Gabriel Barbosa kanë impenjuar që në fillim prapavijën e Kapllanit. Erzeni u përgjigj me Alan në minutën e 8, pa mundur të frikësojë Tafas, por gjërat u komplikuan shpejt. Në minutën e 17 Basa shfrytëzoi krosimin e Ndrecës, duke mposhtur portierin Xhika. Ndeshja u fut në fazën e nxehtë në të 26, kur kuksianët pretenduan një 11 metërsh, pas goditjes së devijuar të Ndrecës. Për arbitrin nuk kishte prekje me dorë, ashtu si edhe në përmbysjen e fronteve, në devijimin e Erbert në goditjen e Kahrimanoviç. Rastin më të mirë për të dyfishuar e kishte Basa, por konkluzioni i tij në të 36, me Xhikën të mundur, u ndal nga shtylla.

TENSIONI

Nervozizmi që mbylli pjesën e parë u përcoll edhe pas rifillimit. Në minutën e 55’ një tjetër moment i diskutueshëm solli polemika. Ademi, i nisur drejt zonës, u pengua nga Haxhiu. Shijakasit kërkuan karton të kuq, por arbitri e vlerësoi faull në favor të Kukësit. Shpresat e Erzenit morën fund në të 68 kur Barbosa shënoi golin e dytë. Traversa fillimisht shpëtoi shijakasit pas goditjes së devijuar të Ndrecës, por më pas Meksi harkoi sërish në zonë për brazilianin që nuk gaboi.

Në fund ia dolën verilindorët që ngjiten në vendin e katërt në renditje. Një përmirësim i ndjeshëm i situatës, me teknikun Dobi në pankinë, me Kukësin që tani sheh lart. Ndërsa Erzeni e shtrin në tre serinë e ndeshjeve pa fitore, nga të cilat 2 janë humbje e një barazim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *