• |
ide | kryesore

Selena Gomez flet për fotot e saj virale me Hailey Bieber

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka folur së fundmi për fotot e saj virale me Hailey Bieber.

Artistja tha në një intervistë të re se fotografitë e bëra në Muzeun e Filmit në Akademinë  nuk ishin “ndonjë gjë e madhe”. “Nuk ka asgjë për tu habitur,” i tha Gomez Vulture ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+, “My Mind and Me”.

Takimi i tyre ndodhi vetëm disa javë pasi Hailey tha në podkastin “Call Her Daddy” se nuk kishte “asnjë dramë” mes saj dhe Gomez, e cila ishte në lidhje me Justin nga 2010 deri në 2018. “Kam respekt”, u shpreh ajo duke konfirmuar se kishte folur me të.“Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri mes nesh.

Gjithashtu sqaroi se kurrë nuk e “vodhi” Justin nga këngëtarja e “Love You Like a Love Song”. “Unë kurrë nuk do të doja të hyja në një lidhje ,të fejohesha, të martohesha. Nuk është në karakterin tim. Plus, do mendoja : ” A ka ai ende ndjenja për të”, rrëfeu ajo. Gomez nuk iu përgjigj drejtpërdrejt intervistës së saj në atë kohë. Por, foli për rëndësinë e “fjalëve të mira” në një video të TikTok . “Fjalët kanë rëndësi. Me  të vërtetë kanë rëndësi,” tha aktorja./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *