• |
ide | kryesore

Tragjedia në Rust, së shpejti dokumentar

-Instant, Paparazzi, Slider



Kineastja e “Rust” Halyna Hutchins e cila u qëllua aksidentalisht nga Alec Baldwin, do të jetë subjekt i një dokumentari të ardhshëm.

Projekti është miratuar nga bashkëshorti, Halyna, Matt Hutchins, sipas Variety. Regjisorja e nominuar për Emmy, Rachel Mason (“Circus of Books”) është vendosur në krye, ndërsa Julee Metz do të shërbejë si producente për Story Syndicate.

Filmi do të ketë akses ekskluziv në arkivat profesionale dhe personale të Halyna-s. Ai “do të pikturojë një portret të fuqishëm të udhëtimit të Hutchins. Duke filluar që nga rinia e saj që jetonte në një bazë të largët detare sovjetike dhe më pas në Kiev, Ukrainë, për t’u bërë një nga kineastet më të kërkuara”, thuhet në një njoftim për shtyp, për Reporter.

“Dokumentari do të jetë një festë dhe nderim për zanatin e Hutchins ndërsa eksploron rrethanat në xhirimet e filmit “Rust”, Western me protagonistin e Alec Baldwin. Do të tregojë  udhëtimin emocional të atyre që u përfshinë në përfundimin e film”, vazhdoi ai.

“Halyna ishte në prag për të lënë një shenjë të qëndrueshme në kinema. Si regjisore, doja të bëja filma me të. Nuk mund ta imagjinoja kurrë se do të bëja një film për të”, shtoi Mason në një deklaratë.

“Bota humbi një artist të madh. Por unë humba një mike. Fakti që shkëlqimi i saj si artiste u la në hije menjëherë nga rrethanat rreth vdekjes së saj, më dhemb thellë. Ky film na jep mundësinë të ndajmë humanitetin dhe talentin e saj me botën. Të përjetojmë rrugëtimin e bashkëpunëtorëve të saj që punojnë për të përfunduar punën e saj përfundimtare krijuese. Halyna ishte e destinuar për madhështi dhe ajo është ende”, ka shkruar ajo./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *