• |
ide | kryesore

Video / Katar 2022: Nuk shënojnë nënkampionët, mbyllet 0-0 Marok-Kroaci

-Instant, Sport
Kroaci



Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e luajtur me Marok-Kroaci. Pas Danimarkë-Tunizi, një tjetër 0-0, sërish është një sfide mes një favoriti evropian dhe një përfaqësueseje befasuese të Afrikës së Veriut. Në grupin F, është megjithatë, Maroku që bllokon Kroacinë në një lojë të gjallë dhe asnjëherë të parashikueshme. Një takim ku në disa pjesë të lojës tre pikët i meritoi edhe ish-skuadra e lojtarit të Inter Achraf Hakimi. Është e qartë se niveli teknik i Luka Modric dhe shokëve të tij është më i lartë se kundërshtarët, por në fushën e Katar 2022 parashikimet nuk kanë vend.

TRE SHANSE PËR KROACINË

Një pjesë e parë e ekulibruar me një Kroaci që në fund e rriti ndjeshëm lojën e saj. Pas Perisic në minutën e 17’, rastet e tjera ishin ato për Vlasic në minutën e 42’ dhe Modric  5 minuta më pas. Një pritje e shkëlqyer e portierit Bono. Maroku bën mirë në krahun e djathtë me Hakimi dhe Ziyech, por problemi i vetëm për Livakovic ishte krosi i lojtarit të Chelsea, i cili për fare pak nuk u arrit nga El-Nesyri me kokë.

Ndërkohë në pjesën e dytë protagonistë janë mbrojtësit. Një goditje me kokë e Mazraoui është refuzuar nga Livakovic. Ndërsa goditja e Lovren u devijua në linja nga Amrabat.

Munguan konkretizimet e saktsa të yjeve të te dyja përfaqësuesve ku nuk lanë asnjë shenjë në këtë ndeshje. Kombëtarja marokene dhe një Kroaci nënkampione Botës që marrin vetëm nga një pikë në grupin F.

Lexo me shume: Kroacia, një humbje në 16 ndeshje: nën/kampionët e Europës startojnë me testin maroken



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *