• |
ide | kryesore

PD: Po të mos ishte për DEA-n, Çervanaku i Ramës nuk do kapej kurrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
DEA



Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me arrestimin e Viktor Çervanakut. Ky i fundit u arrestua nga DEA amerikane si pjesë e një grupi narko-trafiku.

Në një dalje publike shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu pohoi se arrestimi i drejtorit të administratës në OST, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar. Por, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës.

Balliu shtoi se nëse nuk do ishte për DEA-n amerikane, Çervanaku nuk do kapej kurrë.

“Vini re gjithashtu: Ai nuk do të kapej asnjëherë. Dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë. Si dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane.”. Kështu tha mes të tjerash Klevis Balliu.

Lexo më tej: DEA pas køkainës në Tiranë/ Arrestohet zyrtari shqiptar (VIDEO) 

DEKLARATA 

Një sharës publik, patronazhist me licensë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku.
Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës.
Medias do t’i dërgojmë një status në facebook të narko-trafikantit në fjalë, që tregon jo vetëm nivelin e tij, por fytyrën e këtij shteti dhe patericat ku ai mbështetet për të ndenjur në pushtet.
Partia Demokratike dënon lidhjet mes trafikantëve, keqbërësve, sharlatanëve të tillë, që shkojnë deri lart në majat e pushtetit. Vini re: Çervanaku ka qenë kryetar komune i pushtetit vendor të Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt.
Ai ka qenë dhe mbetet zorra qorre e një pushteti piramidal i cili frymëzon vetëm korrupsionin dhe të ligën.
Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane.
Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët.
Raportimet dëshmojnë se droga trasportohej me kamionet e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik.

Lexo më tej: Laboratori i drøgës në Fier, Artan Hoxha bën një paralajmërim 

Ky nuk është rasti i parë që punonjës të institucioneve të shtetit të Ramës kapen në trafikun e drogës.
Qeveria Rama ka krijuar nje ekonomi kriminale te trafikut te droges. Me ane te ciles pasurohen zyrtaret, vidhen zgjedhjet, lincohen kundërshtarët politike dhe vritet puna dhe biznesi i ndershëm.
Si për ironi të fatit, pak metra nga laboratori i kokainës të punonjesit te Bashkisë së Tiranës dhe ish-kryekomunarit socialist të Frakullës, ndodhej sera e një fermeri i cili po falimenton. Kjo pasi Rama nuk subvencionon biznesin e ndershëm. Por frymëzon, lejon dhe përfiton nga narkotrafiku.
Partia Demokratike falenderon DEA amerikane për luftën pa kompromis ndaj narkotrafikut. Dhe, siguron partnerët se bandat e pushtetit do te gjejnë fundin me ardhjen tonë në pushtet, njësoj si shumë të tilla në vitet 2005-2013. Me një qeveri që frymëzon ekonomin e narkotrafikut dhe mbështet atë me segmentet shtetërore Shqipëria është në rrezik.
Ja pse dalim më 6 dhjetor në protestë. Europa duhet ta dëgjojë nga goja e popullit. Dhe jo vetëm nga raportet e shërbimeve inteligjente se shteti është kapur dhe një pushtet i tillë nuk duhet mbështetur.



18 Comments

      1. Po pse nuk thoni edhe te verteta te tjera :
        Viktor Çervanaku- ish kryetar komune ne Frakull, eshte ish zari dhe mik i ngushte i Gramoz Rucit, dhe ish shok I ngushte me burrin e Elisa Spiropalit, Salajron bythen.

    1. Po Taulant Palla kur e ka rather?
      Duhet ndertuar nje burg i ri se nuk ka kapacitete strehuese ne burgje me kete fluks arrestimesh.

  1. Keta dhe disa te tjere jane miq te supershkerdhates Edvin mashtruesi.
    Alblumbia e Europes e ka meritu’ nji kryemut si Edvin qelbsina.
    Te na rroje PPSh-PS e Alvaniqise….dhe fajin vetem “MALOKU”,Saliu…hahaha…..

    1. Ari kari, miqte e Viktor Çervanakut- Gramoz Ruci me Salarjon Spiropalin , sot qe flasim , kane blere toka pa fund rrotull Fierit ne pritje te legalizimit te hashashit, dhe lokale ne pritje te rilegalizimit te lojerave te fatit !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *