• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski shfaqet për herë të parë në publik me aktorin

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski kanë zyrtarizuar së fundmi lidhjen e tyre.

Nju Jork Knicks publikuan  disa foto të çiftit të ulur në Madison Square Garden gjatë ndeshjes së Knicks kundër Memphis Grizzlies.

Dyshja ishte duke qeshur dhe duke shijuar natën e tyre, e cila shënoi daljen e parë publike që nga aludimet për romancë në fillim të këtij muaji. Postimi u prit me shumë komente, duke përfshirë nga ekipi tjetër i NBA-së, Denver Nuggets, i cili pyeti: “A mund t’i pyesni nëse është zyrtare?”Ndonëse ata nuk kanë komentuar ende për statusin e marrëdhënies së tyre, javën e kaluar, një burim i tha ET se  janë  në lidhjet dhe po kalojnë  mirë së bashku.

Ratajkowski paraqiti kërkesën për divorc nga Sebastian Bear-McClard  në shtator të këtij viti. Që nga ndarja e tyre, ajo ka filluar takimet.

“Emily po përshtatet më shumë me jetën e saj si nënë beqare që nga divorci i saj”, tha burimi. “Ajo po takohet dhe po argëtohet me Pete. Modelja mendon se aktori është super karizmatik, qesharak dhe një rikthim i mirë. Asaj i pëlqen që ata janë rehat me njëri-tjetrin dhe kalojnë mirë së bashku,” zbuloi burimi. “Gjërat po shkojnë mirë për të.”Para romancës së tij me Ratajkowski, Davidson ishte në një lidhje me Kim Kardashian. Dyshja u nda pas nëntë muajsh në gusht./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *