• |
ide | kryesore

Kulisat e mediave/ Rama dhe Fuga heqin qafe Met-in e Topit

-Instant, Arkiva, Lajme, Pikante, Të fundit



Zakonisht, kur në Shqipëri vinin delegacione të një rëndësie të veçantë, publiku shqiptar ishte mësuar që pyetjen e parë ‘të pafajshme”, ta bënte gjithmonë gazetari i famshëm i Top Channel, Met Veliu. Por, të gjithë që kanë ndjekur këtë të martë pas samitit, konferencën e shtypit mes Ramës, Presidentes së BE-së Von der Leyen dhe Charles Michel kanë vërejtur me hidhërim se aty mungonte margaritari i kurorës, Muhamed Veliu. 

Lexo me tej:

Gazetari Enver Robelli nxjerr bllof lajmin manipulativ të Met Veliut për Ballkanin e hapur

Por, në fakt, asgjë s’duhet marrë si personale, as duhet të dyshohet se bindjet, idealet dhe pasionet e reporterit të zakonshëm të samiteve ndërkombëtare kanë ndryshuar. Por kleçka duhet gjetur gjetkë. Top Channel, që së fundi Rama e ka renditur mes mediave që vë gjoba për interesa të pronarëve nuk renditet më  midis atyre që iu jepen pyetjet e gatshme. Prandaj këtë radhë pyetjet u bënë nga i përhershmi TV KLAN dhe TV tjetër që sapo ka ndryshuar pronar e linjë editorale, ABC. Prandaj sot publiku pa pyetje të denja për gazetarët e afishuar pranë Partisë Komuniste kineze. Pse zgjodhët për këtë samit vendin tonë pro perendimor….apo kur do na hapni dyert e BE-së. Syrit dhe News 24 që s’ju jepet kurrë fjala, tani në listë iu është shtuar, për fatin e keq të Muhamed Veliut, edhe Top Channel.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. A ka ndonjë gazetar që mund të pyesë në Ministrinë e Jashtme të Spanjës se përse nuk erdhi në Samitin e Tiranës Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, i zgjedhur pak ditë më parë si kreu i Internacionales Socialiste?

  2. Kur ai ka qenë në pushtet i ka bërë të gjitha këto. Duke filluar nga rrahja e Gramoz Pashkos dhe përdhunimi i familjarëve të tij më 1991, vetëm se ishte kritik i tij, e me radhë gjithë politikanët kundërshtarë me të në Partinë Demokratike, përfshi Eduard Selamin, Genc Pollon, Bashkim Koplikun, Dashamir Shehin, Preç Zogajn, Neritan Cekën, Arben Imamin, Edi Ramën, Bledi Gonxhen, Skënder Gjinushin, Kastriot Islamin e parë, Ndre Legisin

    1. Te gjithe njeri me bythqir se tjetri.
      Te ishin te gjithe ne elikopter do ishte spektakel. Me fal se te shava shoket moterqira.
      Ardhji mahmut vjelliu ha mut ariu.

  3. Desha ti shpreh simpatine LAPSI al. si e vetemja media shqiptare qe publikon kommentet, pa anesi politike! Chapo! Te tjerat jane jo media kazanit…..do te thoja por…. te legenit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *