• |
ide | kryesore

Donte të ikte nga Katari, reagon Ronaldo: “Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forca të jashtme”

-Instant, Sport
Ronaldo



“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar”. Nëpërmjet profileve të tij sociale, Cristiano Ronaldo personalisht hesht zërat për një përçarje në grupin e Portugalisë. Në fakt, që pas lënies në pankinë për ndeshjen me Zvicrën të 5 herë Topit të Artë, qarkulluan zëra rreth dëshirës së tij për t’u larguar nga Katari. Insinuatat u mohuan menjëherë nga Federata luzitane e Futbollit, por tani ka ardhur reagimi edhe nga vetë direkt i interesuari. “Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! – shkruan sërish CR7 në postimin e tij -. Beso bashkë me ne! Forca, Portugali!”.

Portugalia do të zbresë sërish në fushë të shtunën në orën 16:00, për ndeshjen çerekfinale kundër surprizës Marok. E Cristiano Ronaldo mund ta shohë veten ende të përjashtuar nga njëmbëdhjetëshja titullare. Santos mund t’i besojë përsëri Gonçalo Ramos, autor i një trigolëshi kundër Zvicrës.

Ndoshta, ky fakt, i bën mediat të spekulojnë mbi cdo gjest të CR7. I tillë si ai i largimit nga fusha në kohën kur lojtarët e tjerë po përshëndetnin tifozët pas fitores. Askujt nuk i interesoi se Ronaldo e kishte bërë përshëndetjen me ta përpara se lojtarët të grumbulloheshin. E se kur ata u mblodhën tek tifozët, ai ishte me shpinë, pothuaj pranë tunelit që të çonte në dhomat e zhveshjes.

Lexo më tej: Gonçalo Ramos, uli në pankinë Ronaldon e habiti botën: “CR7 më flet gjithnjë e më ndihmon”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *