• |
ide | kryesore

Video/ Argjentina finalistja e parë e Katar 2022: hakmarrje e plotë për katër vjet më parë, 3-0 ndaj Kroacisë

-Instant, F1, Sport, Video
Argjentina



Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Botës 2022 në Katar. Albiceleste mposhti Kroacinë 3-0 dhe tani pret fituesin e Francë-Marok. Në pjesën e parë, pas gjysmë ore në të cilën ndodhi pak ose aspak, erdhi episodi që ndryshoi ndeshjen. Në minutën e 32, Livakoviç rrëzoi Alvarez në zonë dhe penallti për amerikano-jugorët. Messi nuk gaboi nga pika e bardhë (34′), duke shënuar golin e pestë në gjashtë ndeshje. Kroacia gaboi përsëri pas 5′. Sulmuesi i Manchester City, pasi fitoi penalltinë, dyfishoi avantazhin me një depërtim individual. Me fat në përplasjet e topit, Alvarez vuri në siguri rezultatin. Shpresat kroate u shkatërruan përfundimisht në minutën e 69. Messi kaloi Gvardiol dhe shërbeu për Alvarez topin e golit të tretë. Dygolësh për sulmuesin e City dhe tani Messi është një ndeshje larg historisë.

E udhëhequr nga Leo Messi dhe Julian Alvarez, Argjentina pushtoi finalen e katërt në historinë e saj. E njëkohësisht shoi ëndrrën e Kroacisë, që ëndërroi finalen e dytë radhazi pas Rusi 2018. Albiceleste padyshim luajti ndeshjen më të mirë në Katar, me një përqendrim difensiv, asnjëherë të parë deri tani. Përpara, dy sulmuesit ishin të pamëshirshëm dhe të pandalshëm. Një gol dhe një asist për Messi, dy gola për sulmuesin e Manchester City. Alvarez kapërceu, kështu, përfundimisht Lautaro Martinez në hierarki. Albiceleste tregoi edhe njëherë një unitet grupi, që tashmë është shumë pranë kurorëzimit të ëndrrës së madhe. Atë ëndërr që pas disfatës në debutim ndaj Arabisë Saudite dukej se ishte shndërrua në një makth. Keq, shumë keq, Kroacia, të cilës nuk i mjaftoi Modric i zakonshëm, i ndihmuar nga Kovacic. Kësaj skuadre i mungon një sulmues me vlera të mëdha dhe sot kjo e metë rezultoi një kufi i pakapërcyeshëm.

NJË HAP NGA TRIUMFI…

Pas Botërorit 2014, Argjentina prezantohet sërish në finale, në sulm për Kupën, që do ta barazonte Messi me të madhin Maradona. Seleccion mposhti Kroacinë 3-0 në gjysmëfinalen e luajtur në stadiumin Lusail. Protagonistët e mëdhenj Messi, që shndërroi penalltinë e 1-0 e shërbeu asist dhe Julian Alvarez, autor i një dygolëshi. Për 7 herë Topin e Artë, penalltia ndaj Kroacisë shërbeu për golin e njëmbëdhjetë në fazën finale të një Botërori. E natyrisht epërsi absolute në renditjen argjentinase të të gjitha kohërave të golashënuesve në Botëror. Pasi kaloi me shumë fat ndaj Brazilin, formacioni i Dalic këtë herë nuk e mori as mundimin të futej në lojë.

Lexo më tej: “Messi e ofendoi edhe më shumë para intervistës”: Edul, gazetari që po e intervistonte, tregon detajet e konfliktit



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *