• |
ide | kryesore

Dumani, një fitore si e Pirros

-Instant, 2, Ide
andi bushati



Yuri Kimi arriti një fitore të vogël, ndonëse krejtësisht të pamjaftueshme, për të mos i lënë Edi Ramës mundësinë që të kapte krejtësisht SPAK. Askush nuk mund ta mohojë se me 1 votë më shumë (5 gjithësej), kandidati i preferuar i amerikanëve, Dumani, fitoi kundrejt atij që donte qeveria, ndonëse ky sukses pati një çmim të lartë.

Ambasadorja përveshi llërët dhe shkoi vetë para votimit në sallën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e shoqëruar nga një tabor imponues shoqëruesish dhe gazetarësh. Truprojet e saj u vendosën që prej mengjesit poshtë kolonave të pallatit të ri të drejtësisë, si për të përçuar, përmes kamerave, mesazhin se gjithçka po monitorohej në mënyrë të rreptë. Këtyre veprimeve simbolike i’u paraprinë disa deklarata publike, nga më të fortat që janë bërë ndonjëherë kundër partisë në pushtet prej diplomatëve amerikanë.

Lexo me tej:

Altin Dumani zgjidhet kreu i SPAK/ Dështon kandidati i Ramës 

Ambasadorja foli për skenar që synonte manipulimin e votimit, për një përpjekje për të penguar përmes kreut të ri të SPAK-ut, hetimet e çështjeve sensitive, ndërsa sot shkoi edhe më larg, duke përmendur “favoret apo kërcënimet”, që u ishin adresuar atyre që do të votonin. Ajo vendosi ti bënte publike qëndrimet e saj, pasi kërkesat në takime të mbyllura qoftë me ministrin e drejtësisë Manja, qoftë me kryeministrin, për të mos futur duart tek SPAK, ranë fatkeqësisht në vesh të shurdhër.

Tani, kur gara ka përfunduar, ne mund të ngrejmë pikpyetje se cilët janë ata që paskëshin pasur pushtetin dhe fuqinë për ta manipuluar atë, qoftë përmes joshjes, qoftë përmes kërcënimeve?

Përgjigjja nuk është e vështirë të zbulohet. Ajo vërtitet rreth një trekëndëshi, që kontrollon lejet e ndërtimit në Tiranë, që ka ministrinë me buxhetin më të madh të qeverisë, që ka kontrollin politik mbi grupin parlamentar dhe lidhjen me botën e errët. Ata vetë, apo tentakulat e tyre kontaktuan drejtpërdrejt me 11 njerëzit që gëzojnë të drejtën e votës. Këtij trinomi i’u bashkua njëkohësisht ministrja e jashtme, që me deklarimin se Yuri Kim-it po i mbaronte mandati, u çoi mesazh anëtarëve të KLP-së që të mos dëgjonin një diplomate në largim, por ti bindeshin njerëzve të pushtetit që do të qëndronin këtu, qoftë për ti shantazhuar, apo qoftë për ti shpërblyer.

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Si rrallë herë në këtë garë, Edi Rama nuk u mjaftua me rolin e atij që hedh gurin e fsheh dorën, por i vuri gjoksin skuadrës që kishte futur në betejë. Ai e mbrojti prononcimin skandaloz, në thyerje të çdo konfidencialiteti diplomatik të ministrisë së jashtme. Ai pranoi të kapërcejë ylberin nga shprehja: “Unë firmos në letër të bardhë çdo gjë që aleatët më kërkojnë për reformën në drejtësi”, tek direktiva se “ambasada, jo e jo”, nuk ka punë me zgjedhjen e shefit të ri të SPAK.    

E pra, ky grup i strukturuar që kërkonte ta kishte me ç’do kusht nën hyqëm shefin e ri të Prokurorisë së Posaçme nuk i’a doli dot. Duke dashur të ruajë fytyrën e njollosur të reformës në drejtësi nga përbaltja përfundimtare, Yuri Kim i’u bë pengesë për këtë. Paçka se për një kohë të gjatë ajo e ka pranuar bashkëjetesën me ndikimin e kësaj bande në gjirin e drejtësisë, me sa duket e konsideroi të papranueshëm triumfin përfundimtar të saj, duke nxjerrë jashtë loje edhe vetë amerikanët.

Ç’lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim 

Por, ndonëse ajo arriti të imponojë Dumanin, fitorja e këtij të fundit i ngjan më tepër asaj të Pirros. Sepse sado epike të kenë qenë ato pesë vota, beteja për ti siguruar me çdo kusht, e detyroi Yuri Kimin të nxirrte në pah bandën manipuluese në pushtet, që ka në njërën anë, forcën kriminale për të shantazhuar apo frikësuar dhe në anën tjetër, fuqinë monetare për të joshur apo shpërblyer. Pra, kryesisht përmes leximit të qëndrimit të atyre që votuan si pjestarë të shoqërisë civile, ne mund të kuptojmë se influenca e këtij grupi të strukturuar ka kapur në rastin më të mirë gjysmën e sistemit.

Zëri Amerikës komenton përplasjen Rama Kim 

E në këtë pikë; ç’kuptim ka reforma në drejtësi, e cila pretendohet se u bë për të mbajtur politikën larg prokurorëve dhe gjykatësve; sa duhet ti besojmë një KLP-je anëtarët e së cilës qenkëshin të manipulueshëm; sa shpresë mund të na ngjallë një SPAK, në gjirin e të cilit vegjetokan njerëz që mund të pengokërkan hetimet?

Zgjedhja me 5 vota e Altin Dumanit u arrit me koston e lartë të daljes në sipërfaqe të të gjitha këtyre anëve të errëta, për të cilat Yuri Kim nuk do të kishte dashur të fliste asnjëherë. Prandaj ajo i ngjan atyre fitoreve që nuk arrin tu gëzohesh dot, pasi i tregojnë gjithë botës gjendjen e mjerueshme të një ushtrie të telendisur.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Bushat te degjova ne Euronews Albania pasdite, ku u shprehe se Yuri Kim deshtoi me reformen ne drejtesi dhe nuk duan ta varrosin kete drejtesi kaq te shemtuar, por duan te retushojne keshtu kufomen!!!
    Pergezime per forcen e fjales!

    1. Faleminderit publikut, jeni te mrekullueshem, edhe nje duartrokitje tjeter per mua, ju dua shume, jeni te mrekullueshem
      edhe nje duartokitje tjeter per mua ju faleminderit shume publik i dashur. Ju dua shume.
      Kalojme ne kengen tjeter e titulluar : ku ike ti?
      Kenga i kushtohet nje dashurie te munguar nje personi te zemres te larguar, nje marredhenieje te nderprere , ku zemrat duhen aq shume
      Kendon olta xhacka teksti edi rama muzika edi rama orkestroi edi rama

      Oltaaaa xhackaaaaa!

    2. Me sa po flitet andeje nga mavistani…
      Kjo eshte krejt nje loje teatro e ramebithes ….. me dhine shterpe koreane.
      Ky dumani eshte njeri i afert i olsi kristaq perdhunuesit dhe per pasoje edhe i ramebushtrres me harem.!!!
      Hani bar o dele te zgjebosura dhe te shqyera nga te gjitha vrimat….(voteshitesit)
      Kurva e gjate aty do rrije ne kryeministri derisa te ngordhi nga drogerat qe konsumon… ose nga pleqeria.
      Skeni pare gje akoma.

  2. Çfare mund te presim nga nje bastard vlleh komunist , ashtu kishte dhe babain bastard bythelepires jane njerezit me te rezikshem te shoqerise !

    1. Bushat , kimetja eshte pjese e elipit te rames. Ca efekti ka dumani?

      Maksimumi do kete efekt politik. Asgje sndodh pa bekimin e rames ne spak apo ne gjykata.

      Dumani maksimumi do hetoje nje ceshtje ku do sabotohet nga te tjeret. Pra do beje politike jo hetim. A rshte i zoti si politkan dumani?? Se vetem hetues sdo bej dot pa bekimin e rames.

  3. Na jepni mor vella nje cik kohe sa te kopsisim gjithe leket. Po qeka pune muti me keto leket se sa mendon se i sistemove, taaak dalin ca te tjera per t’u sistemuar.

    E keni parasysh Kartelin e Calit kur vendosi te legalizohej. Tani tha Kapoja i tyr, nuk ka me droge. Do legalezohemi, do behemi biznesmena. Por gjithcka iku per lesh. Se leku i fituar padrejtesisht te del prej hundesh. Ne nje menyre apo ne nje tjeter. La vita e’ koklavita!

    Kur Rama thote qe Leket s’do t’i marr me vete ne varr, tregon qe i ka shku ne mendje si opsion.

  4. Sekretarja e Aldo Bumçit ka pranuar vizitat e Shkëlzen Berishës në zyrën e ministrit dhe po ashtu ka pranuar se se ai faks është dërguar nga faksi i saj. Shënimi sipër është për t’i treguar vendit ku shkonte, se është për Shkëlzen Berishën dhe nuk ka thënë njeri që është shkrim i Aldo Bumçit. Këtë mund ta thotë Aldo Bumçi nëse do të bashkëpunojë me drejtësinë.

  5. Andi antiamerikanizmi ne shqiper do vazhdoje ta godasin shoqeria dhe shba,ti vazhdo bjeri legenit te spiuneve salih metaj sepse te duhen rublat per te paguar vilen 560 mije euro qe ke

    1. AntiLgbt dge abti Degjenerimi eshte AntiAmerikanizem. Amerikes i iku koha po bwhu gqti te mesosh Rusuiht o kokloqe impotente

  6. AntiLgbt dhe anti Degjenerimi eshte AntiAmerikanizem. Amerikes i iku koha po behu gati te mesosh Rusisht o kokloqe impotente

  7. Diten kur ne Tirane u zgjodh kreu i SPAK, ne Beograd nderroi jete ish futbollisti Serb Sinishe Mihajllovic. Njoftojme te hidheruarit qe duan ti dergojne SMS familjes tij, se numrin e Cel. te Sinishes e ka kryeministri Rama (ja ka marre ca kohe me pare A. Vucicit)

    1. Eshte vetem nje skenar per te treguar se gjoja ka alternativa, demokraci, lufte mes idesh e rrymash etj.
      Kimetja e palloshi hane ne te njejtin sahan, ate te antinjeriut Sorrrros.

  8. Nderkohe vjen nje lajm i mire e nje prognoze e keqe nga Britania – The Times e Londres thote se eshte ulur disi numri i azilkerkuesve shqiptare qe mesyjne La Manshin…por jep alarmin se me ardhjen e pranveres dyndja e azilkerkuesve shqiptare qe i ikin Shqiperise per te kerkuar Azil ne Britani do jete e forte, fale kjo sigurisht e merites drejtperdrejt te qeverisjes se Edi Rames…

  9. “Ka edhe dosje të tjera që janë shpuzë, organizata kriminale që krijoi Berisha në vitin 1997 kur than ë mitingun e Tropojës që Shkëlqim Haklajn e dua gjallë ose vdekur në Tropojë. Pas vrasjes së tij, banda u fut në Tropojë me egërsi të jashtëzakonshme me ndihmën e shtetit dhe strukturave të policisë të asaj kohe. Rol ka luajtur drejtoria e policisë Kukës dhe arritën të vdisnin 100 e ca djem të Tropojës. Dumani ka dijeni për këtë çështje, ka pasur dosje”

  10. Ky individ duhet ndëshkuar rëndë. Pikë! Nuk e bëri drejtësia, e cila ishte para Reformës një kartel i vërtetë pushteti që prodhonte e ofronte gjithçka, veç drejtësisë. Ne shpresojmë që ai sistem (pa)drejtësie që merrte urdhra nga Berisha, të ketë rënë me Reformën.

    Të bësh reformë në drejtësi do të thotë para së gjithash që nëse ke vjedhur miliarda, nëse ke dhënë urdhër për krime, nëse refuzon të bashkëpunosh me drejtësinë e madje prish provat

  11. E hongri Edveri, soristat e hongri edhe zhylien francezi me gjithe Bushatin e Hysni Kapos.

  12. Z. Bushati, nderkohe qe shkruan per ate Dumanin, ne ‘Monitor’ perditesohen te dhenat nga Qeveria Britanike per Emigracionin per muajt Janar-Shtator 2022, ku jane 13 272 shtetas shqiptare qe kerkojne AZIL ne Britani! Pra jane Azilkerkues, jo emigrante ekonomike sic tenton ta paraqese kete shpopullim te Shqiperise vete Shtatmarrezia e Tij Rama…

    1. Remzi Hoxha nuk u vra rastësisht, edhe eshtrat nuk i janë humbur rastësisht… Kur flet Xhevat Nimani mbi Remzi Hoxhën, të zhdukur në duart e SHIK-ut që në 21 tetor 1995, e kur thotë se ‘do ta sjellë të gjallë’, të ndrit një shpresë në sy se qenka në këtë botë një fuqi e madhe gati vetë Mrekullia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *