• |
ide | kryesore

Helmohen tre persona, policia rrethon hotelin në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkodër



Policia i ka vendosur shiritin e sekuestros një hoteli dhe një restoranti në qytetin e Shkodrës, pasi dy klientë të tij, nënë e bir dhe kamarieri i lokalit, kanë shfaqur shenja helmimi dhe kanë kërkuar ndihmën e mjekëve.

Dyshimet e para janë që tre personat të jenë helmuar nga konsumi i ujit të kontaminuar, i cili ka qenë i ambalazhuar.

Dyshohet se në shishen e ujit nga ku kanë konsumuar klientët dhe kamarieri, të ketë pasur lëndë djegëse.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, pacientët janë paraqitur me dhimbje dhe djegie në ezofag e stomak.

Me indicie te prokurorise se rrethit Shkoder te mbeshtetur nga AKU po behet bllokimi i subjektit.

Policia dhe prokuroria vijojne hetimet per te zbardhur te plote kete rast.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër.

Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *